Lajme Zone
“Trump 2028” ndez polemikat në Washington; shaka apo sinjal për një mandat të tretë?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Trump 2028” ndez polemikat në Washington; shaka apo sinjal për një mandat të tretë?

Trump e kuptoi se humori i tij nuk po funksiononte dhe tentoi disa herë ta kthente edhe dështimin e batutave në pjesë të shfaqjes. Por përpjekja nuk funksionoi dhe pjesa më e madhe e sallës mbeti e ftohtë ndaj performancës së tij.

Në fund të mbrëmjes, Trump vendosi një kapelë me mbishkrimin “Trump 2028”, duke rikthyer debatet për një mandat të tretë presidencial, edhe pse Kushtetuta amerikane nuk e lejon një mundësi të tillë. Trump me shaka përmendi mundësinë e një mandati tjetër presidencial në fjalimin e tij në Uashington Presidenti amerikan Donald Trump nuk arriti të krijojë atmosferën që pritej në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Fjalimi i tij, i mbushur me sulme ndaj gazetarëve, kundërshtarëve politikë dhe disa batuta të përsëritura, u prit me reagime të vakëta nga të pranishmit dhe u bë objekt ironie në media.

Trump e kuptoi se humori i tij nuk po funksiononte dhe tentoi disa herë ta kthente edhe dështimin e batutave në pjesë të shfaqjes. Por përpjekja nuk funksionoi dhe pjesa më e madhe e sallës mbeti e ftohtë ndaj performancës së tij.

Megjithatë, vetë fakti që presidenti mund të kritikohet publikisht nga gazetarët dhe media, përbën një nga shembujt më të dukshëm të mbrojtjes së lirisë së shtypit në Shtetet e Bashkuara.

Një orë sulme dhe batuta pa efekt

Gjatë fjalimit afro njëorësh, Trump sulmoi disa gazetarë të njohur, riktheu sulmet ndaj kundërshtarëve të tij politikë dhe përdori një seri batutash që nuk morën reagimin e pritur.

Në një moment ai madje pyeti: “A e kupton njeri këtë?”, një frazë që u interpretua si shenjë se edhe vetë ai e ndiente mungesën e reagimit nga publiku.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë kishte paralajmëruar se Trump do të ishte i ashpër, por ajo që ra më shumë në sy nuk ishte agresiviteti, por mungesa e ritmit dhe energjisë në një event ku zakonisht presidentët përpiqen të tregojnë anën e tyre humoristike.

Trump, i cili gjithmonë ka kërkuar të dominojë vëmendjen publike, deklaroi se pa të media do të humbiste interesin e publikut.

“Kur të iki unë, ju do të falimentoni”, tha ai, duke nënvizuar edhe një herë bindjen e tij se ai është figura që mban gjallë ciklin e lajmeve.

Përplasja e vjetër me median

Një pjesë e madhe e fjalimit u përqendrua te marrëdhënia e tensionuar e Trump me mediat kritike ndaj tij.

Ai përmendi disa gazetarë të CNN dhe sulmoi mënyrën se si raportohet për administratën e tij. Por në të njëjtën kohë, ai lavdëroi disa drejtues të medias që i konsideron më afër qëndrimeve të tij politike.Drejtuesit e CNN reaguan duke mbrojtur gazetarët e tyre dhe duke theksuar se roli i medias është të raportojë pa ndërhyrje nga pushteti.

Debati rreth Trump dhe medias mbetet një nga përplasjet më të mëdha politike në SHBA, ku presidenti e sheh shtypin kritik si kundërshtar politik, ndërsa gazetarët argumentojnë se kontrolli ndaj pushtetit është funksioni i tyre kryesor.

“Trump 2028” dhe mesazhi provokues

Në fund të mbrëmjes, Trump vendosi një kapelë me mbishkrimin “Trump 2028”, duke rikthyer debatet për një mandat të tretë presidencial, edhe pse Kushtetuta amerikane nuk e lejon një mundësi të tillë.

Ai më pas tha se ishte thjesht shaka.Megjithatë, zgjedhja e simbolit u interpretua si një tjetër provokim politik, në një kohë kur mbështetësit dhe kundërshtarët e tij vazhdojnë të debatojnë për ndikimin që ai do të ketë pas përfundimit të mandatit.

Ndërsa fjalimi zgjatej, reagimi në sallë u bë gjithnjë e më i ftohtë.Disa pjesëmarrës u panë duke kontrolluar telefonat, duke biseduar mes tyre ose duke lëvizur jashtë sallës. Disa gazetarë raportuan se atmosfera nuk ishte ajo e një eventi ku publiku po argëtohej.

Një burim republikan i pranishëm në darkë madje komentoi se personi që kishte shkruar fjalimin duhet të largohej nga puna.

Megjithatë, mbështetësit e Trump pritet ta interpretojnë ndryshe këtë reagim, duke pretenduar se heshtja e sallës ishte rezultat i goditjeve të tij ndaj medias.Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte ndarja e një çmimi për gazetarët e “Wall Street Journal”, të cilët u vlerësuan për një investigim që lidhej me Trump dhe Jeffrey Epstein.

Kjo ishte veçanërisht domethënëse, pasi Trump ka ngritur padi ndaj gazetës për këtë raportim.

Pavarësisht konfliktit ligjor, presidenti u ngrit dhe përshëndeti gazetarët që morën çmimin.

Mesazhi i fundit për lirinë e medias

Në hyrje të fjalimit të Trump, drejtuesja në largim e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Weijia Jiang, mbajti një mesazh të drejtpërdrejtë për marrëdhënien mes presidentit dhe medias.

Ajo theksoi se ka dallim mes kritikimit të gazetarëve dhe përpjekjes për të dobësuar rolin e tyre.

“Kur ne bëjmë pyetje, ju përgjigjeni. Kur ju jepni përgjigje, ne ju sfidojmë. Ky është roli ynë dhe kjo është marrëveshja e demokracisë”, ishte mesazhi i saj.

Darka e këtij viti u shndërrua kështu jo vetëm në një event humoristik, por në një përballje simbolike mes një presidenti që kërkon kontroll mbi narrativën publike dhe një mediaje që pretendon se detyra e saj është të sfidojë pushtetin.trump mandati presidenciale “trump 2028” Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Ujërat e Danubit bien në nivele historike, dalin në sipërfaqe anije të fsura të Luftës së Dytë Botërore 25 Korrik 2026, 10:2010:20Rajoni dhe Bota Kërkoi urdhërarrest për Netanyahun, shkarkohet kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale 25 Korrik 2026, 09:5009:50Rajoni dhe Bota Franca në kërkim të liderit të ri, Marine Le Pen dominon sondazhet si favorite për postin e presidentit 25 Korrik 2026, 09:1909:19Rajoni dhe Bota 2.2 miliardë dollarë në një vit, si po pasurohet Trump ndërsa drejton SHBA-në 25 Korrik 2026, 09:0109:01Rajoni dhe Bota Alarm në Rumani: F-16 rrëzon dronin e dytë që shkeli hapësirën ajrore 25 Korrik 2026, 08:5708:57Rajoni dhe Bota Situatë apokaliptike nga zjarret në Europë, mbi 220 mijë persona të evakuuar në Francë dhe Spanjë (Foto+Video) 25 Korrik 2026, 08:3008:30Rajoni dhe Bota