Lajme Zone
Trump ndërhyn në Izrael: Ekstremistët jashtë qeverisë!
BotëPamfleti

Trump ndërhyn në Izrael: Ekstremistët jashtë qeverisë!

Sipas burimeve diplomatike në Tiranë, Shtëpia e Bardhë po punon për krijimin e një qeverie izraelite me mbështetje sa më të gjerë politike dhe shoqërore, me synimin për të ulur tensionet e brendshme.

Beniamin Netanyahu dhe Donald Trump / Marco Rubio përgatit një qeveri uniteti me Netanyahun në krye, por pa Ben Gvirin dhe Smotrichin. Në tryezë është edhe formula e rotacionit... Përfundimi i zgjedhjeve në Izrael, ku Likud-i i Benjamin Netanyahut doli forcë e parë, por pa siguruar shumicën, vuri menjëherë në lëvizje administratën amerikane të Donald Trumpit.

Sipas burimeve diplomatike në Tiranë, Shtëpia e Bardhë po punon për krijimin e një qeverie izraelite me mbështetje sa më të gjerë politike dhe shoqërore, me synimin për të ulur tensionet e brendshme.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mësohet se është ngarkuar të drejtojë operacionin diplomatik, si në bisedimet me Bibin, skifterin e politikës izraelite, ashtu edhe në kontaktet me partitë kryesore të opozitës.

Rubio ka përgatitur një draft që përmban një vijë të kuqe: në qeverinë e re nuk duhet të përfshihen ekstremistët Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich. Të dy përfaqësojnë krahun më të ashpër të qeverisë në detyrë dhe kontrollojnë poste kyçe, Ministrinë e Sigurisë Kombëtare dhe Ministrinë e Financave.

Burimet diplomatike që ndjekin drejtpërdrejt zhvillimet bëjnë të ditur se Rubio mund të udhëtojë me urgjencë drejt Jerusalemit, me një paketë që përmban disa skenarë.

Varianti i parapëlqyer nga Uashingtoni parashikon krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar, të mbështetur nga partitë që vendosin sigurinë e Izraelit mbi ndarjet politike. Paketa përmban edhe mundësinë e rotacionit në postin e kryeministrit. Netanyahu mund ta drejtojë qeverinë për një periudhë të caktuar dhe më pas t’ia dorëzojë postin partnerit kryesor të koalicionit.

Uashingtoni po zhvillon kontakte intensive edhe me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, i cili mban një rol kyç në zgjidhjen e ekuacionit të qeverisë së ardhshme.

Sistemi kushtetues izraelit nuk ia jep automatikisht mandatin drejtuesit të partisë së parë. Pas konsultimeve me partitë, presidenti ngarkon kandidatin që vlerëson se ka mundësinë më të madhe për të siguruar të paktën 61 vota në Knesset. Sipas rezultateve të fundit, partitë që mbështesin Netanyahun kanë siguruar 54 mandate dhe u duhen të paktën shtatë të tjera për të arritur shumicën. Blloku opozitar i drejtuar nga Gadi Eisenkot ka 47 mandate dhe i nevojiten të paktën 14 të tjera.

Partitë arabe kanë arritur një rezultat të fortë, duke siguruar 19 mandate. Megjithatë, përfshirja e tyre në një koalicion qeverisës mbetet politikisht e vështirë, siç kanë treguar edhe përvojat e viteve të fundit.

Në klimën e sotme të polarizimit, asnjë drejtues i opozitës nuk ndihet plotësisht i sigurt në një koalicion që varet nga partitë arabe, për shkak të kostos politike që mund të sjellë një marrëveshje e tillë.

Në këto kushte, administrata Trump po ndërhyn për të krijuar një Izrael më të qëndrueshëm, me Netanyahun në krye si aleat i ngushtë i presidentit amerikan, por pa ekstremistët që kanë thelluar përçarjen politike dhe shoqërore./Pamfletitrump ndërhyn në izrael ekstremistët jashtë qeverisë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama nuk ndryshon strategji, përsërit ftesën për dialog nga “sofra e gurtë” 28 Tetor 2026, 08:3008:30Politike Revolta e shqiptarëve dhe 'diktatura' brenda PS 27 Tetor 2026, 22:4022:40Politike Arben Malaj kritikon Ramën: Protestat nuk pengojnë integrimin në BE, arroganca jote nxit pakënaqësi 27 Tetor 2026, 21:1021:10Politike Rama-Fico, 'diktatorët' e fundit në rajon 27 Tetor 2026, 20:4620:46Politike Nisin 'cic-micet' për Vendoret/ PD bojkton konsultimet për datën, PS në sulm 27 Tetor 2026, 20:3720:37Politike Misteri “Nesti Angoni”, Gjykata e Lartë i hap rrugën ankimit të Veliajt; dosja kalon në Gjykatën e Tiranës 27 Tetor 2026, 18:3718:37Politike