Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se rezervat strategjike të naftës amerikane do të fillojnë të rimbushen me naftë bruto nga Venezuela, pas marrëveshjes së shpallur të premten nga Uashingtoni dhe Karakasi.
Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump tha se procesi i rimbushur i rezervave strategjike të SHBA-së do të fillojë së shpejti.
Në të njëjtën kohë, ai i përshkroi zhvillimet si një dhuratë nga Venezuela për popullin e Shteteve të Bashkuara.
Marrëveshja parashikon që Shtetet e Bashkuara të fitojnë kontrollin e shumicës mbi shfrytëzimin e rezervave të konfirmuara prej më shumë se 65 miliardë fuçi naftë bruto në vendin e Amerikës Latine./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

