Lajme Zone
Trump kritikon sulmet e Kievit, Presidenti i SHBA-së i kërkon Ukrainës të ndalë goditjet ndaj infrastrukturës ruse të naftës
BotëTop Channel

Trump kritikon sulmet e Kievit, Presidenti i SHBA-së i kërkon Ukrainës të ndalë goditjet ndaj infrastrukturës ruse të naftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë thirrje Ukrainës që të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës ruse të naftës, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj në territorin ukrainas, përfshirë edhe në zonat pranë kufirit me Poloninë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë thirrje Ukrainës që të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës ruse të naftës, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj në territorin ukrainas, përfshirë edhe në zonat pranë kufirit me Poloninë. “Ka plot shënjestra të tjera. Mos e goditni naftën e Rusisë”, ishte mesazhi qëe Trump përcolli gjatë vizitës së tij në Irlandë, duke iu referuar sulmeve ukrainase ndaj objekteve energjetike ruse.

Deklarata e Trumpit erdhi një javë pasi të dërguarit e tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, vizituan Kievin dhe Moskën në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i afruar palët drejt një marrëveshjeje të negociuar për përfundimin e luftës.

Megjithëse të gjitha palët i kanë përshkruar bisedimet si të rëndësishme, në terren nuk është vërejtur ndonjë ulje e ndjeshme e tensioneve.

Rusia ka vazhduar sulmet ndaj Ukrainës, duke goditur infrastrukturën civile, energjetike dhe logjistike. Në përgjigje, Ukraina ka intensifikuar përdorimin e dronëve me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave energjetike dhe ushtarake brenda territorit rus.

Kievi argumenton se synimi i lëvizjeve të tij edhe t`i kufuizohen Moskës të ardhurat nga sektori energjetik dhe të detyrohet ajo që të ulet në tryezën e bisedimeve.

Sulmet ukrainase me dronë kanë shkaktuar gjithashtu probleme me furnizimin me karburant në pjesë të ndryshme të Rusisë dhe kanë nxitur pakënaqësi te një pjesë e qytetarëve rusë. Në muajin qershor, dronët ukrainas goditën deri edhe rafinerinë e naftës së kompanisë së njohur ruse Gazprom Neft në Moskë. Top Channel