Lajme Zone
Pikë referimi për shqiptarët në Itali/ Inaugurimi i Konsullatës së Nderit të Shqipërisë, kryeministri Rama në Napoli për ceremoninë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Pikë referimi për shqiptarët në Itali/ Inaugurimi i Konsullatës së Nderit të Shqipërisë, kryeministri Rama në Napoli për ceremoninë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Napoli.

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Napoli. Konsullata, e drejtuar nga Konsulli i Nderit Giuseppe Lettieri, do të ketë juridiksion në rajonin e Kampanjës dhe do të shërbejë si pikë referimi për komunitetin shqiptar, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve, në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe social ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Gjatë vizitës, Kryeministri Rama do të vizitojë Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin “L’Orientale”, si dhe Universitetin “Parthenope”, ku do të marrë pjesë në pritjen me temë “Napoli, një urë miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi mes Italisë dhe Shqipërisë”.

Vizita do të përmbyllet me një takim me rektorët e universiteteve të Napolit, ku së bashku me ministren Kumbaro kreu i qeverisë do të diskutojë për mundësitë e sinergjive me universitetet tona në kuadrin e ndërkombëtarizimit. Top Channel