Lajme Zone
Kosova sërish në ngërç politik, Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kosova sërish në ngërç politik, Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president

Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu ka bërë të ditur se për vendimin e tij kishte njoftuar paraprakisht përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Bekim Sejdiu dhe Albin Kurti Sejdiu ishte prezantuar si kandidat konsensual për president rreth dy javë më parë, pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës... Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës, duke e arsyetuar vendimin me mungesën e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu ka bërë të ditur se për vendimin e tij kishte njoftuar paraprakisht përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si Presidentit dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sejdiu.

Ai ka falënderuar gjithashtu kolegët, miqtë, personalitetet publike, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që, sipas tij, i është ofruar gjatë ditëve të fundit.

Tërheqja e Sejdiut e rikthen praktikisht procesin politik në fazën e kërkimit të një kandidature të re që do të mund të siguronte konsensusin e nevojshëm.

Sejdiu ishte prezantuar si kandidat konsensual për president rreth dy javë më parë, pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Megjithatë, kandidatura e tij hasi në kundërshtime brenda vetë LDK-së. Gjashtë nga 18 deputetët e kësaj partie deklaruan se nuk do ta votonin Sejdiun, duke vënë në pikëpyetje sigurimin e votave të nevojshme në Kuvend.

Tërheqja e tij tashmë nënkupton se VV-ja dhe LDK-ja duhet t’u rikthehen bisedimeve për një emër tjetër, i cili do të ishte i pranueshëm jo vetëm për drejtuesit e dy partive, por që do të siguronte edhe votat e nevojshme të deputetëve.

Në këtë kuptim, negociatat për presidentin kthehen thuajse në nivelin fillestar: te gjetja e një kandidature konsensuale dhe te sigurimi paraprak i mbështetjes parlamentare, në mënyrë që një skenar i ngjashëm të mos përsëritet.kurti sejdiu Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Mark Rutte: KFOR-i mbetet në Kosovë pavarësisht aktgjykimit për ish-krerët e UÇK! 14 Shtator 2026, 15:4615:46Kosova Ambasadori i BE-së takohet me Kurtin, thirrje për stabilitet politik dhe institucional 14 Shtator 2026, 15:2615:26Kosova Kurti mbledh qeverinë e re, mesazhi për opozitën: Të zgjidhim çështjen e presidentit! 14 Shtator 2026, 12:4212:42Kosova Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira në Kosovë: Priten demostrata të mëdha 14 Shtator 2026, 10:5910:59Kosova Prokuroria kërkon 6 vite burg për Hashim Thaçin për pengim të drejtësisë, sot përballja finale në Hagë 14 Shtator 2026, 08:4808:48Kosova Kosova kërkon një President 13 Shtator 2026, 19:2019:20Kosova