Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke mposhtur kandidatin republikan Mike Rogers. Me këtë rezultat, ai pritet të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara. “Michigan, ia dolëm!”, deklaroi ai gjatë fjalimit të fitores, ndërsa nuk la pa komentuar as zëvendëspresidentin amerikan, J.D. Vance. Duke iu referuar ceremonisë së betimit që pritet të zhvillohet në janar, El-Sayed iu drejtua me ironi Vance, duke përdorur edhe një shprehje arabe. LEXO EDHE:Surprizat e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, nga senatori i parë mysliman te një gay! El-Sayed ironizon Vance dhe Trump, Pappas përqafon bashkëshortin në skenë “J.D., habibi im, ka një ironi të këndshme në faktin se je i detyruar nga Kushtetuta të më votosh në janar”, u shpreh ai. El-Sayed, mjek me profesion dhe ish-drejtor i shërbimeve të shëndetit publik në Detroit dhe në qarkun Wayne, mposhti ish-kongresmenin republikan Mike Rogers, i cili kishte mbështetjen e presidentit Donald Trump. Ai shtoi se presidenti Trump, i cili e ka quajtur shpesh me emër të gabuar, tani “mund të më quajë senator”. “Nuk jam politikan, jam mjek me një emër me 11 shkronja”, tha ai. Fushata e demokratit u përqendrua kryesisht te kujdesi shëndetësor, ndërsa gjatë garës ai u përball edhe me kritika dhe sulme për besimin e tij mysliman, si dhe me polemika lidhur me qëndrimet e tij për Izraelin dhe luftën në Gaza. Lajmi kryesor: Zgjedhjet e mesmandatit, amerikanët 'ndëshkojnë' Trump! Demokratët fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve! Presidenti: Të gatshëm të bashkëpunojmë me ta Xh.K Xh.K Shqiptarja.com TAG: zgjedhjet ne shba Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.8% Veliajn 24.1% Asnjërin 21.1% Vota total: 431 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

