Lajme Zone
Trump emëron Jay Clayton si drejtues i Inteligjencës Artificiale: Do të udhëheqë një task-forcë që brenda 120 ditëve do të paraqesë rreziqet
TeknologjiTop Channel

Trump emëron Jay Clayton si drejtues i Inteligjencës Artificiale: Do të udhëheqë një task-forcë që brenda 120 ditëve do të paraqesë rreziqet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka emëruar Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, për të drejtuar një grup pune të Shtëpisë së Bardhë që do të fokusohet te inteligjenca artificiale (IA).c

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka emëruar Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, për të drejtuar një grup pune të Shtëpisë së Bardhë që do të fokusohet te inteligjenca artificiale (IA).c Sipas Wall Street Journal, Clayton, i cili u emërua në krye të Inteligjencës Kombëtare në gusht, do të udhëheqë një task-forcë që brenda 120 ditëve pritet të paraqesë një vlerësim mbi rreziqet dhe mundësitë që lidhen me zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Clayton e ka përshkruar grupin si një “Forcë Super Inteligjence”, duke theksuar se objektivi është që Shtetet e Bashkuara të ruajnë pozicionin udhëheqës në zhvillimin e IA-së, duke mbrojtur njëkohësisht interesat amerikane.

Sipas tij, rreziku që SHBA-ja të mos jetë vendi i parë në zhvillimin e teknologjive të avancuara të inteligjencës artificiale është i madh.

Task-forca do të ketë gjithashtu detyrën të propozojë masa për adresimin e kërcënimeve që inteligjenca artificiale mund t’i paraqesë shoqërisë. Në të njëjtën kohë, administrata Trump synon të shmangë rregullimin e tepërt të sektorit dhe atë që cilësohet si “kapje rregullatore”, me argumentin se këto praktika mund të dëmtojnë inovacionin dhe konkurrencën.

Sipas zyrtarëve të cituar nga Wall Street Journal, pjesa më e madhe e menaxhimit të rreziqeve të IA-së pritet t’i lihet industrisë, ndërsa qeveria do të bashkëpunojë me kompanitë që operojnë në këtë sektor.

Çështja e sigurisë së inteligjencës artificiale është bërë gjithnjë e më e rëndësishme në debatin publik në SHBA, pasi disa studiues kanë paralajmëruar për rreziqet që mund të sjellë zhvillimi i teknologjive gjithnjë e më të avancuara. Shqetësime dhe thirrje për masa janë shprehur nga ligjvënës si nga radhët e demokratëve, ashtu edhe të republikanëve.

Trump ka mbajtur një qëndrim skeptik ndaj rregullimit të fortë të IA-së, duke argumentuar se mbikëqyrja e tepërt mund të dobësojë aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të konkurruar me Kinën në këtë sektor strategjik.

Në grupin e punës pritet të përfshihen, ndër të tjerë, Zëvendëspresidenti J.D. Vance, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, Sekretari i Thesarit Scott Bessent dhe Shefja e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles. Top Channel