Analisti Arben Meçe thotë se në Tropojë, 200 të rinj janë vrarë për shkak të ish kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Meçe u shpreh se prej Berishës, sot Tropoja është e ndarë.
Sipas Meçes, dokumentet për krimet e Berishës janë bërë publike, por SPAK nuk i ka kryer hetimet, por është vënë në shërbim të tij. “200 të rinj në Tropojë janë vrarë prej këtij njeriu. Janë edhe familje sot në gjak prej këtij personi. Tropoja sot është e ndarë, prej këtij njeriu. Dokumentet janë bërë publike, dhe SPAK të ndërpresë dhe të pushojë çështjet, kjo është katastrofë. Korridoret e SPAK janë në dispozicion të Sali Berishës. Individë, unë i di me emër e mbiemër, ju militantë të PD, e kuptoni rëndësinë e çështjes që keni në dorë? Të jeni atdhetarë. Ky të flasë për shqiptarizëm? Përfunduan në aksionin më të rëndësishëm, me 200 veta”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet arben meceSali Berisha

