Foto Pamfleti / Dokumentet mbajnë firmën e ish-ministrit për ndarjen e aksioneve 80 me 20, dhënien e 20 mijë m² pronë shtetërore dhe pagesat paradhënie ndaj kompanisë së Ron Yeffet dhe Arjeta Pucës... SPAK-u ka sekuestruar dokumente dhe telefona, si dhe ka nisur hetimet ndaj izraelitit Ron Yeffet, ortakes së tij Arjeta Puca dhe disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, lidhur me përzgjedhjen dhe aktivitetin e shoqërisë “Timak Defence”.
Sipas dokumenteve, shoqëria “Timak Defence” ka si objekt prodhimin e armatimeve dhe automjeteve ushtarake në Shqipëri. Kompania private “Timak”, e Ron Yeffet dhe Arjeta Pucës, zotëron 80 për qind të aksioneve, ndërsa shoqëria shtetërore “KAYO” zotëron 20 për qind.
Mbështetur në audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj dhe në të dhënat për 34 milionë euro të paguara paradhënie nga Ministria e Mbrojtjes, SPAK-u dyshon se “Timak Defence” nuk u krijua për të prodhuar armatime dhe automjete në Shqipëri, por për të mundësuar trafikimin e tyre nga Ron Yeffet, nën mburojën e qeverisë “Rama”.
Në listën e zyrtarëve që po hetohen mungon emri i Pirro Vengut, ish-ministrit të Mbrojtjes, i cili propozoi dhe firmosi dokumentet e procedurave për përzgjedhjen e kompanisë “Timak”, krijimin e shoqërisë “Timak Defence” dhe ndarjen e aksioneve në raportin 80 për qind për privatin dhe 20 për qind për shtetin.
Dokumentet e publikuara nga “Pamfleti” tregojnë se Pirro Vengu firmosi për përfshirjen e Ron Yeffet në biznesin monopol të armatimeve dhe mjeteve ushtarake, si dhe për pagesat paradhënie në favor të kompanisë së tij. Katër vendime për t’i dhënë Ron Yeffet-it 80% të monopolit të armëve; Pirro Vengu, ‘kurbani' i radhës i Edi Ramës 6 Tetor, 14:03 Sipas këtyre dokumenteve, Vengu veproi në zbatim të vendimeve politike të Edi Ramës.
Dokumentet që firmosi Pirro Vengu në favor të Ron Yeffet
· Vendimi nr. 291, datë 28 maj 2025; vendimi nr. 322, datë 11 qershor 2025; vendimi nr. 386, datë 10 korrik 2025; vendimi nr. 387, datë 10 korrik 2025, si dhe vendimi nr. 449, datë 31 korrik 2025. Sipas dokumenteve, këto akte i dhanë kompanisë private të Ron Yeffet 80 për qind të aksioneve, si dhe 20 mijë metra katrorë truall dhe godina shtetërore.
· Paradhënie prej 819 milionë lekësh të vjetër, pa TVSH, në favor të Ron Yeffet, nëpërmjet Repartit Ushtarak nr. 3001. Pagesa u krye me faturën nr. 1, datë 27 tetor 2025, për blerjen e pajisjeve të sistemit kundër dronëve.
· Paradhënie prej 111 milionë lekësh të vjetër, pa TVSH, nëpërmjet Qendrës së Furnizimit të Materialeve Ushtarake në Tiranë. Pagesa u krye me faturën nr. 30, datë 25 maj 2026, për blerjen e automjeteve.
· Paradhënie prej 4.4 miliardë lekësh të vjetër, pa TVSH, nëpërmjet Repartit Ushtarak nr. 4300 në Vaqar të Tiranës. Pagesa u krye me faturën nr. 2, datë 31 tetor 2025, për blerjen e automjeteve taktike.
Megjithatë, SPAK-u nuk e ka marrë nën hetim Pirro Vengun, ndonëse dokumentet zyrtare tregojnë se ai firmosi procedurat pa garë, vendimet për dhënien e aksioneve dhe godinave shtetërore, si dhe pagesat paradhënie me fonde publike në favor të Ron Yeffet dhe ortakes së tij Arjeta Puca, nëpërmjet shoqërisë “Timak Defence”.
Pirro Vengu nuk po hetohet as për veprimet dhe kontratat që firmosi për objekte dhe sipërfaqe në Portin e Durrësit.
Sipas konstatimeve të KLSH-së të cituara nga “Pamfleti”, këto procedura kanë shkaktuar një dëm prej 17 milionë eurosh. Mes tyre përfshihet edhe kalimi i 880 mijë metrave katrorë truall të portit në favor të projektit të Mohamed Alabbar për ndërtimin e pallateve dhe hoteleve./Pamfletipirro vengu timak defence ron yeffet arjeta puca Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Skandali i SHISH kalon në filtrat e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s 7 Tetor 2026, 15:2915:29Dosja e zezë Vangjel Tavo, tender 4 miliardë lekë për rrugën e hoteleve në bregdetin e Borshit; 325 milionë për blerje makinash 7 Tetor 2026, 14:3614:36Dosja e zezë Katër vendime për t’i dhënë Ron Yeffet-it 80% të monopolit të armëve; Pirro Vengu, ‘kurbani' i radhës i Edi Ramës 6 Tetor 2026, 13:4613:46Dosja e zezë Pajisjet fantazmë të SHISH-it: Vlora Hyseni dyshohet se përgjoi me teknologji nga Serbia dhe Kina 6 Tetor 2026, 12:2812:28Dosja e zezë SHISH-i përgjonte SPAK-un, SPAK-u përgjonte SHISH-in: shteti i horrave të Edi Ramës në dosjen 'Agasi' 5 Tetor 2026, 17:5917:59Dosja e zezë ‘Raiffeisen Bank’, skandal pas skandali: Nga llogaritë e shqiptarëve, te Rusia dhe pastrimi i milionave të Bankers 5 Tetor 2026, 16:1416:14Dosja e zezë

