Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me shpërthimin me tritol të ndodhur gjatë natës në biznesin në Tufinë. Ngjarja është regjistruar më datë 15.11.2026, rreth orës 23:15, në Tufinë, në një dyqan lulesh. Biznesi ishte në pronësi të shtetasit Asllan Koçi, ndaj të cilit është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, së bashku me shërbimet e Policisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: policia shperthim tritol

