Lajme Zone
Tritoli ndaj ‘Benz’-it në Gjirokastër, humb jetën shënjestra Beqir Devolli! Njihej si ‘Çilo Hunderri’, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi! Report Tv siguron foton
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Tritoli ndaj ‘Benz’-it në Gjirokastër, humb jetën shënjestra Beqir Devolli! Njihej si ‘Çilo Hunderri’, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi! Report Tv siguron foton

Atentati me tritol i së shtunës në Gjirokastër ka shkaktuar humbjen e jetës së Beqir Devollit, drejtuesit dhe pronarit të ‘Mercedes Benz’-it që shpërtheu pranë Policisë së Gjirokastrës. 45-vjeçari ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së dielës teksa transportohej me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. LEXO edhe...Ndërroi jetë pas atentatit të mbrëmshëm me tritol në makinë, Report

Atentati me tritol i së shtunës në Gjirokastër ka shkaktuar humbjen e jetës së Beqir Devollit, drejtuesit dhe pronarit të ‘Mercedes Benz’-it që shpërtheu pranë Policisë së Gjirokastrës. 45-vjeçari ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së dielës teksa transportohej me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. LEXO edhe...Ndërroi jetë pas atentatit të mbrëmshëm me tritol në makinë, Report Tv siguron foton e viktimës Beqir Devolli Viktima ishte edhe shënjestra e atentatit, ndonëse më herët u raportua se objektivi ishte pasagjeri Erigers Mela, më herët i identifikuar si Rigers Mela, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Devolli sapo ishte kthyer nga Tirana dhe po i drejtohej banesës së tij në lagjen “Palorto.” Rreth 700 metra para se të arrinte në vendin ku ndodhi shpërthimi, në makinë hipi edhe 26-vjeçari. Këtij të fundit, një vit më parë i dogjën një makinë ‘Range Rover’ në Dunavat të Gjirokastrës. 45-vjeçari Devolli njihej edhe me nofkën “Çilo Hunderri.” Sipas informacioneve të para, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi, por në policinë e Gjirokastrës nuk rezulton asnjë dosje për të. Njoftimi i policisë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shpërthimin e një automjeti tip “Benz” në lëvizje, që dyshohet se është shkaktuar nga lëndë plasëse, me pasojë dëmtimin e drejtuesit dhe pasagjerit, ju informojmë se drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës. Pasagjeri, shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në informacionin paraprak, ai ishte identifikuar me inicialet R. M. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Lajm në përditësim... Ora 08:02 Ndërroi jetë pas atentatit të mbrëmshëm me tritol në makinë, Report Tv siguron foton e viktimës Beqir Devolli Personi në foto është Beqir Devolli, shënjestra që mbeti viktimë e atentatit me tritol mbrëmjen e së shtunës në Gjirokastër. Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm ndërsa transportohej drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.Devolli po drejtonte makinën e tij tip ‘Benz’ dhe shoqërohej nga Rigers Mela në momentin e ngjarjes. Sipas informacioneve, 48-vjeçari sapo ishte kthyer nga Tirana. Share P.J/ReportTv.al tritol Beqir Devolli erigers mela Gjirokaster Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.8% Jo 34.2% Nuk e di 5.9% Vota total: 5011 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?