Lajme Zone
Tritol në murin e banesës së një 55-vjeçari në Bathore, shpërthimi dëmton edhe makinën e të birit (EMRI)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Tritol në murin e banesës së një 55-vjeçari në Bathore, shpërthimi dëmton edhe makinën e të birit (EMRI)

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në murin e banesës dhe në makinën e djalit të 55-vjeçarit, e cila ishte parkuar pranë derës.

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje (9 tetor) në Bathore. Rreth orës 05:05, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi lënde të dyshuar plasëse në murin rrethues të banesës së 55-vjeçarit Xhelal Kurti, në lagjen nr. 1. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në murin e banesës dhe në makinën e djalit të 55-vjeçarit, e cila ishte parkuar pranë derës. LEXO edhe...Fotot/ Një tjetër parkim publik nëntokësor i shtohet Tiranës, 117 vende për makina dhe hapësira rekreative te Liqeni “Më datë 09.10.2026, rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, Bathore, është vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. K., rreth 55 vjeç, një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila ka shpërthyer. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës dhe në një automjet të parkuar pranë derës së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit”, njoftoi Policia. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar e kapur autorët. SI.E./ReportTv.al bathore tritol Tirane Xhelal Kurti Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.7% Jo 33% Nuk e di 6.3% Vota total: 1858 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?