Lajme Zone
Tritol në Lezhë, dëmtohet çatia e një ndërtese
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Tritol në Lezhë, dëmtohet çatia e një ndërtese

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth mesnatës në Ishull-Lezhë, ku është dëmtuar çatia prej llamarine e një ndërtese që përdorej për mbajtjen e materialeve shtëpiake. Policia po punon për identifikimin e autorëve.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 00:05, kur 65-vjeçari B. Sh., banues në Ishull-Lezhë, ka njoftuar policinë për dëmtimin e çatisë së ndërtesës që përdorte për ruajtjen e materialeve shtëpiake.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga përdorimi i lëndës plasëse. Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Lezhëtritol