Lajme Zone
Tre vëllezërit me precedentë tritol 72-vjeçarit në banesën në Tufinë, shpallen në kërkim! Shkak borxhi që iu kishte i biri për mobilie
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Tre vëllezërit me precedentë tritol 72-vjeçarit në banesën në Tufinë, shpallen në kërkim! Shkak borxhi që iu kishte i biri për mobilie

Një borxh për mobilje dyshohet se fshihet pas tritolit në banesën e 72-vjeçarit në Tufinë. Djali i tij kishte porositur mobilje në biznesin e tre vëllezërve Alla, por nuk kishte shlyer pagesën. Të shpallurit në kërkim dyshohet se e kishin kërcënuar prej ditësh.

TIRANË- Një shpërthim me tritol në derën e banesës së një 72-vjeçari në Tufinë të Tiranës ka vënë në kërkim nga Komisariati nr. 4, tre vëllezër, të gjithë me precedentë të mëparshëm penalë. Ervis, Altin dhe Maksim Alla, 39, 43 dhe 41 vjeç, dyshohet se rreth orës 00:30 të 8 gushtit vendosën lëndën plasëse në hyrje të banesës. Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. LEXO edhe...69 ditë protestë para kryeministrisë, protestuesit: Kemi kapur mat Berishën e Ramën, Belinda në burg! Sjellin bluzën me premtimin ‘derisa dorëheqja të na ndajë’ Sipas hetimeve paraprake, pista kryesore lidhet me një konflikt porosie mobiljesh. Tre vëllezërit Alla kanë një mobileri në Fushë-Krujë, ndërsa djali i 72-vjeçarit dyshohet se kishte porositur më herët disa mobilje, ka dhënë edhe kapar për ta por ata nuk i kanë mbaruar porositë. Prej disa ditësh, vëllezërit dyshohet se e kishin kërcënuar të riun derisa këtë të shtrunë në derën e banesës së babait të tij vendosën sasinë me tritol. Vëllezërit, me precedent për mashtrim dhe kanosje, udhëtuan me 1 automjet drejt Tufinës, kanë vendosur lëndën plasëse dhe më pas janë larguar. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë, me qëllim identifikimin dhe gjurmimin e automjetit, ndërsa vijon puna për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Tufinë”, në derën e banesës së shtetasit J. M., kishte shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të pakta materiale, kanë organizuar operacionin policor “Motivi”, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, këqyrjes së vendit të ngjarjes, administrimit të provave, në kuadër të operacionit të koduar “Motivi”, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpallën në kërkim shtetasit E. A., 39 vjeç, A. A., 43 vjeç dhe M. A., 41 vjeç, të tre vëllezër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim. Nga tërësia e veprimeve hetimore, si dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative, dyshohet se shtetasit E. A., A. A. dhe M. A., më datë 08.08.2026, rreth orës 00:30, për motive të dobëta, kanë vendosur dhe shpërthyer një sasi lënde plasëse në derën e banesës së shtetasit J. M., duke shkaktuar dëme të pakta materiale”, njofton Policia. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al Tirane tritol altin alla Ervis Alla Maksim Alla Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 3305 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?