JAKARTA - Klubet më të mëdha të futbollit botëror ndodhen në fazën përgatitore për sezonit e ri që nis pas mesit të gushtit. Në kryeqytetin e Indonezisë, Jakarta, Chelsea fitoi 3-0 kundër Milanit në miqësoren e zhvilluar këtë të shtunë. 'Blutë' e Londrës dominuan takimin duke harruar humbjen 1-0 nga Juventusi tre ditë më parë. Nga ana tjetër Milani vinte pas barazimit 1-1 kundër Interit. LEXO edhe...Galatasaray rikthehet në sulm për Leaon, gati oferta e parë për Milanin! Amorim dërgon mesazhin e qartë Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 1-0 për ekipin anglez dhe goli mban firmën e Joao Pedros në limite. Chelsea e nisi fraksionin e dytë me të njëjtin ritëm dhe pas disa sekondave lojë sërish Joao Pedro mposhti për herë të dytë portierin e ri Torriani. Milani u dorëzua dhe në minutën e 51-të pësoi edhe golin e tretë me autor Moises Caicedo. Trajneri Ruben Amorim i Milanit bëri shumë ndryshime në pjesën e dytë për të parë gjendjen e futbollistëve, ndërsa Xabi Alonso u mjaftua me gjashtë ndryshime, pesë nga të cilat në fundin e ndeshjes. Për Milanin titullar luajti Rafael Leao, por pa lënë shenjë. S.Dh/ReportTv.al chelsea Milan Indonezi Joao Pedro Moises Caicedo Ruben Amorim xabi alonso Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 3348 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

