Lajme Zone
Tre persona nën hetim pas protestës së të enjtes në Tiranë, Policia vendos edhe 29 gjoba në 48 orë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tre persona nën hetim pas protestës së të enjtes në Tiranë, Policia vendos edhe 29 gjoba në 48 orë

Protesta e djeshme në Tiranë është pasuar nga procedimi penal i tre personave, të dyshuar për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Policia e Tiranës njofton gjithashtu se në 48 orët e fundit janë vendosur 29 gjoba.

Tre persona janë proceduar penalisht për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të mbajtur një ditë më parë në Tiranë. Sipas Policisë,gjatë 48 orëve të fundit, Policia e Tiranës ka vendosur 29 gjoba në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28 tetor 2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1. LEXO edhe...Tiranë/ Prishnin qetësinë publike me muzikë të lartë në lokalin në Komunën e Parisit, sekuestrohen pajisjet muzikore! Dy administratorë nën hetim Policia nuk ka dhënë detaje të tjera mbi identitetin e personave të proceduar apo natyrën e shkeljeve të konstatuara. Mbrëmjen e djeshme, një grup protestuesish u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ku u shënuan momente tensioni me policinë. Protestuesit u shtynë herë pas here me efektivët ndërkohë që në tubim mori pjesë edhe aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg, e cila shprehu mbështetjen për lëvizjen “Flamingo” dhe akuzoi autoritetet për dhunë dhe represion ndaj protestuesve. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit Tiranë/Procedohen penalisht 3 shtetas për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm. Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, vendosen 29 masa administrative në bazë të Aktit Normativ. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë tubimit të zhvilluar dje, u proceduan penalisht 3 shtetas. Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 29 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë 48 orëve të fundit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. U.D/ReportTv.al protestat kunder qeverise masat ndaj dhunuesve Tirane policia e shtetit Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.7% Jo 29.4% Nuk e di 8.9% Vota total: 1966 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?