Kjo e shtunë shënon ditën e pestë të protestës së të rinjve dhe zona pranë Kryeministrisë është ndër më kryesoret në aksionet e studentëve dhe gjimnazistëve.
Tensionet dhe përplasjet në bulevard po vijojnë me hedhjen e pjesëve nga pllakat e trotuareve që ndodhen në dy kahët e zonës.
Për këtë arsye, efektivët që ndodhen në terren janë grumbulluar në zonë, ku momentalisht ndodhen edhe tre autobotë uji, përmes të cilave po synohet shpërndarja e protestuesve./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

