Skënderbeu ka regjistruar fitoren e parë sezonale në Kategorinë Superiore duke mposhtur Elbasanin me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë.
Skuadra mike gjeti e para rrugën e rrjetës në minutën e 41-të me anë të Mazarit, i cili shfrytëzoi një pasim të saktë nga Nikaj në shtyllën e dytë.
Avantazhi i elbasanasve zgjati vetëm pak minuta, pasi në shtesën e pjesës së parë, përkatësisht në minutën 47-të, Bismark barazoi shifrat me kokë pas një daljeje të gabuar të portierit Aleksovski.
Gjatë pjesës së dytë, të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre në kërkim të golit të avantazhit, por ishin korçarët ata që arritën të finalizojnë me sukses. Në minutën e 77-të, Bismark u shfaq sërish protagonist duke realizuar golin e dytë personal për ekipin vendas me një gjuajtje në shtyllën e largët.
Pavarësisht përpjekjeve dhe zëvendësimeve të kryera nga trajneri Ivan Gvozdenoviç në minutat e mbetura, Elbasani nuk arriti të ndryshojë rezultatin. Pas kësaj jave, Skënderbeu i drejtuar nga Julian Ahmataj ngjitet në vendin e shtatë të klasifikimit me gjashtë pikë të grumbulluara.
Nga ana tjetër, skuadra e Elbasanit mbetet momentalisht në vendin e pestë në tabelë me një total prej shtatë pikësh. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

