Ambasadat e huaja po u kërkojnë shqiptarëve të distancohen nga dhuna.
E saktë!
Por, përse heshtët për 137 ditë protestash paqësore, kur nuk kishte dhunë dhe qytetarët përballeshin me përçmimin e diktatorit Edi Rama?
Përse nuk e dënuat përçmimin e diktatorit? Përse nuk e dënoni dhunën e policisë? A mos vallë edhe në vendet tuaja demokratike përdorni standarde të dyfishta, duke përkrahur dhunën e pushtetit diktatorial dhe duke penalizuar protestat e atyre që kërkojnë lirinë e tyre?
Ju keni 14 vite që mbështesni një diktator si Edi Rama dhe qeverisjen e tij të korruptuar. Kur media ndërkombëtare mbështeste protestën paqësore, ju, të nderuar ambasadorë, ishit kapur nga heshtja!
Për ne shqiptarët, liria është shenjtëria e jetës sonë, pasi kaluam një diktaturë aq të egër dhe tragjike, saqë ende sot nuk na janë tharë gjurmët e gjakut nga plumbat e saj. Ju drejtohemi juve që të na mbështetni në instalimin e demokracisë në vendin tonë dhe jo pasuesit e diktatorit Hoxha, të cilët fatkeqësisht erdhën në pushtet përmes dhunimit të votës së lirë, madje edhe me mbështetjen tuaj!
Megjithatë, ju lutemi, na këshilloni se çfarë duhet të bëjmë kur Qeveria Shqiptare sillet si diktatoriale dhe nuk e dëgjon popullin e saj.
Ju lutemi si miq, ne shqiptarët do ta gjejmë vetë zgjidhjen dhe do ta mbrojmë demokracinë përball diktaturës së Edi Ramës, i fundit ndër diktatorët stalinistë në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore.
Pushteti i këtij diktatori është kthyer në pranga dhe poshtërim publik për studentët e lirisë. Ne presim jo vetëm mbështetje nga ana juaj, Zotërinj Ambasadorë, por edhe bojkot ndaj një qeverie që shtyp me dhunë policore studentët, të cilët kërkojnë lirinë si qytetarët e Europës. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

