Lajme Zone
Do të pendoheni, por do të jetë vonë!
PolitikëReport TV

Do të pendoheni, por do të jetë vonë!

Rreshtimi me halabakët dhe shkatërruesit e të mirave materiale publike e private në Shqipëri, nuk i bënë nderë asnjë shqiptari që pretendon të jetë patriot.

Unë e njoh gjendjen në Shqipëri që nga viti 1991, sepse e kam prekur me mendjen dhe me trupin tim, prandaj flas i sigurt dhe pa hamendje për situatën atje. Rreshtimi me halabakët dhe shkatërruesit e të mirave materiale publike e private në Shqipëri, nuk i bënë nderë asnjë shqiptari që pretendon të jetë patriot.E vërej që disa kolegë apo miqë të mij rreshtohen me kërkesat e protestuesëve të dhunshëm të këtyre ditëve në Shqipëri. Kështu kanë vepruar edhe shumë miq gjatë protestave të dhunshme të VV-së para se të vinte në pushtet, duke menduar se kështu po kontribojnë dhe po e luftojnë korrupsionin e pushtetit 20 vjeçar, duke i ndihmuar Albin Kurtit dhe bandës së tij që të vi në pushtet. Dhe qëllimi u realizua. Në emër të luftës kundër hajnave erdhen në pushtet ata që e rritën korrupsionin dhe në përgjithësi qeverisjen e keqe të cilën po e përjetojmë tani, dhe që nuk dihet kur e si do të përfj. Shumë prej atyre që e kanë përkrahur atë rezistencë dhe kauzat e tyre të rrjeshme tashmë janë penduar, por vonë. LEXO edhe...Shtëllunga tymi dhe flakë në kazanat e plehrave përballë Tajvanit (VIDEO) Unë kritikoj çdo pushtet dhe fenomen negativ. Por nuk shkoj aq larg sa me kritikën time të ndihmoj ardhjen e një politike edhe më të dëmshme se e para. Sigurisht, për ta bërë këtë që e bëjë unë, duhet vetëdije, të cilën për fat të keq, këta miqtë e mij nuk e kanë. Këta miqë po ja bëjnë si ara që futen në një rrugë, dhe s'ju intereson a ka dalje. Kjo quhet paaftësi parashikuese, që sidomos në politikë është shumë e rëndësishme.Me situata të tilla, të cilat po ndodhin tani në Shqipëri, jam ndeshur direkt prej adoleshencës, të dashur miqë. Intuita ime asnjëherë nuk ka gabuar. Ta dini mirë edhe këtë. Një "Lëvizje" si kjo e tanishmja, e nxitur dhe e përkrahur në forma të ndryshme nga Albin Kurti, nuk ka si të prodhoj asgjë të mirë. Imagjinoje një lëvizje që përdorë dhunën, duke patur mundësinë e konkurencës demokratike, çfar do të bëjë kur të vij në pushtet. Apo ske përgjigje për këtë.Po e përsëris. Asnjëherë skam gabuar në këto çështje, dhe të jeni të bindur që nuk po gaboj as tani. *I burgosur politik ne ish Jugosllavi A.C/ReportTv.al shqiperi Albin Kurti proteste Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.5% Disi 3.6% Vota total: 4238 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?