Lajme Zone
Transportonte emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet i riu azerbajxhanas në Shkodër
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Transportonte emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet i riu azerbajxhanas në Shkodër

Sot është shtyrë seanca në GJKKO për dosjen Partizani. Dre...

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Transit 5” ditën e sotme ku është arrestuar një shtetas nga Azerbajxhani.

Në pranga është vënë 21-vjeçari F. B., i cili është kapur në flagrancë duke transportuar 6 shtetas nga vendet e treta, të cilët si destinacion kishin Malin e Zi. "DVKM Shkodër/ Finalizohet operacioni i koduar “Transit 5”. Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçar nga Azerbajxhani, pasi u kap duke transportuar me automjet 6 shtetas nga vendet e treta, që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 5”.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare dhe Migracionit Bajzë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 21 vjeç, banues në Zagatala, Azerbajxhan.

Ky shtetas u kap në rrugën automobilistike në Vukpalaj, pranë kufirit me Malin e Zi, duke transportuar me automjetin tip “Hyundai” 6 shtetas nga vendet e treta, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.", thuhet në njoftimin e Policisë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.