Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Transportonin armë zjarri nga Kosova, 2 në pranga në Maminas! Sekuestrohen 3 pistoleta


Policia e Durrësit ka goditur një rast trafiku armësh nga Kosova duke arrestuar një 34-vjeçar që po i transportonte. Në pranga përfundoi edhe pasagjerja 39-vjeçare nga Kosova për moskallëzim krimi.

Policia e Durrësit ka goditur një rast trafiku armësh nga Kosova duke arrestuar një 34-vjeçar që po i transportonte. Gjatë kontrollit të makinës në Maminas, atij iu gjetën 3 pistoleta dhe 34 fishekë, kurse në shtëpi 1 dorezë hekuri. Në pranga përfi edhe pasagjerja 39-vjeçare nga Kosova për moskallëzim krimi. LEXO edhe...S’iu bindën policisë dhe ‘fluturuan’ me makinë, arratia e çmendur e dy të rinjve shqiptarë në Itali rrezikon pushuesit Njoftimi i policisë: Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Hallkat”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit, nga Kosova, me qëllim shitjen grupeve kriminale. Sekuestrohen 3 pistoleta, dhjetëra fishekë luftarak, 1 automjet dhe 1 armë e ftohtë. Arrestohet në Maminas, shtetasi që transportonte armët e zjarrit, me automjet. Në pranga edhe pasagjerja, banuese në Kosovë, për moskallëzim të krimit. Si rezultat i punës hetimore dhe operative, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, nëpërmjet konstatimit dhe goditjes së rasteve të trafikimit të armëve të zjarrit, në Shqipëri, me qëllim shitjen grupeve kriminale në qytete të ndryshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Hallkat”. Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasi M. B., 34 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe shtetasja D. N., 39 vjeçe, banuese në Prizren, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata lëviznin në Maminas, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta) dhe 34 fishekë, që dyshohet se janë trafikuar nga Kosova. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e 33-vjeçarit, u gjet 1 armë e ftohtë (dorezë hekuri). Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/E.H/ReportTv.al arrestim trafik armesh Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.3% Jo 52.9% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 5654 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?