Lajme Zone
Transporti publik, nga sot 30% më pak autobusë! Shoqatat thirrje qeverisë: Kompensim për çmimin e karburantit
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Transporti publik, nga sot 30% më pak autobusë! Shoqatat thirrje qeverisë: Kompensim për çmimin e karburantit

Rritja e çmimit të naftës po vë në vështirësi transportin publik. Shoqatat e transportit urban dhe interurban kanë paralajmëruar se nga sot do të reduktojnë me 20 deri në 30% flotën e autobusëve në qarkullim, pasi thonë se nuk mund të përballojnë më kostot.

Nga sot, transporti publik Urban dhe Interurban ka reduktuar deri në 30% numrin e autobusëve, masë që sipas operatorëve është e detyruar përballë kostos së papërballueshme financiare, nga çmimi i lartë i karburantit. Në një kërkesë drejtuar qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, operatorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe një përgjigje konkrete ndaj kërkesave të tyre për vijimin e subvencionimit të naftës. Duke filluar nga data 01.09.2026, operatorët e transportit publik do të detyrohen të operojnë me një flotë të reduktuar në masën rreth 20–30%, në varësi të kapacitetit financiar dhe operacional që secili operator ka aktualisht në dispozicion”, thanë shoqatat në një deklaratë një ditë më parë. LEXO EDHE:Bashkia e Tiranës në ngërç? Veliaj do të firmosë nga qelia, s’delegon kompetencat! PD i kërkon sqarime Këshillit! Pas shkarkimit, Ristani dorëhiqet si nënkryetare Shoqatat paralajmërojnë se do të ketë më pak mjete në qarkullim, pritje më të gjata në stacione dhe mbingarkesë të autobusëve që do të vijojnë shërbimin. Ata thonë se reduktimi i flotës nuk është zgjedhje, por pasojë e pamundësisë financiare për të vijuar shërbimin me kapacitet të plotë. "Reduktimi i mjeteve në qarkullim pritet të sjellë në mënyrë të pashmangshme ulje të frekuencës së shërbimit, rritje të intervaleve ndërmjet mjeteve, mbingarkesë të mjeteve që do të mbeten në qarkullim dhe vështirësi për qytetarët që përdorin çdo ditë transportin public. Operatorët kanë bërë dhe vijojnë të bëjnë çdo përpjekje për të garantuar vazhdimësinë e shërbimit, por në kushtet aktuale financiare operimi me 100% të flotës nuk është më i përballueshëm”, thuhet në letër. Që prej muajit maj shoqatat e transportit publik vijojnë të përsërisin shqetësimin për mospërballimin e kostove nga shtrenjtimi i çmimit të naftës dhe për kohëzgjatjen e periudhës për të përfituar 50 lekë për litër kompensim për naftën. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas vetëm gjatë muajit gusht ka përsëritur 2 herë kërkesën se kostoja e operimet mbetet e papërballueshme dhe se kjo shumë shpejt do të sjellë reduktim të mjeteve për lëvizjen e qytetarëve. Nëse nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë, qytetarët pritet të përballen me më pak autobusë në linja, pritje më të gjata dhe mbingarkesë më të madhe, veçanërisht në oraret e pikut. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: transporti urban bashkia tirane Ministria e Financave shoqata e transportit publik rritja e cmimit të naftës Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.6% Drejtësia 65.7% Nuk e di 3.7% Vota total: 2517 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?