Radhët e ‘bluve’ kanë pësuar ndryshime në disa qarqe. Siç u bë me dije një ditë më parë, Kastriot Skënderaj emërohet në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Fatmir Hoxha nga drejtues i Policisë së Elbasanit emërohet Specialist në Drejtorinë për Integrimin në Drejtorinë e Policisë. LEXO EDHE:Hita firmos ndryshime në Kupolën e Policisë së Shtetit! Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë, Kastriot Skënderaj pritet të emërohet Kryepolic i Elbasanit Luigj Vathi lë drejtimin e Policisë së Beratit për t’u vendosur në krye të Drejtorisë së Kufriit dhe Migracionit në Korçë që deri në këtë moment drejtohej nga Gëzim Zhupaj. Pas 2 vitesh në këtë detyrë, Zhupaj lë postin e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Korçë për t’u transferuar si shef sektori në Drejtorinë e Policisë. Kryekomisar Dashnor Muhaj transferohet nga Zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike në Tiranë si Specialist për Migracionin e Parregullt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Policisë. Lajm në përditësim... P.J/Shqiptarja.com TAG: dashnor muhaj Gezim zhupaj Luigj Vathi Fatmir Hoxha Kastriot Skënderi policia e shtetit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Gusht, 11:16
Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.7% Drejtësia 65.7% Nuk e di 3.7% Vota total: 2518 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

