Lajme Zone
Transmetoi me rigorozitet protestën nga dita e parë, Gjekmarkaj: Rama sulmoi sërish News24, shfaqi hapur mllefin ndaj medias që po u jep zë studentëve
PolitikëBalkanWeb

Transmetoi me rigorozitet protestën nga dita e parë, Gjekmarkaj: Rama sulmoi sërish News24, shfaqi hapur mllefin ndaj medias që po u jep zë studentëve

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë, duke akuzuar Policinë për ushtrim dhune ndaj studentëve dhe gazetarëve.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë, duke akuzuar Policinë për ushtrim dhune ndaj studentëve dhe gazetarëve. Në reagimin e tij, Gjekmarkaj u ndal veçanërisht te qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në adresimin e sotëm në rrjetet sociale, ku shfaqi sërish mllefin ndaj mediave që po pasqyrojnë protestën e të rinjve, duke përmendur konkretisht News24. “Shtyrjet e gorillave të tij ndaj gazetarit Renaldo Salianji, të televizionit News24, dhe dhuna ndaj Elkier Bushkolajt, të televizionit Syri, nuk paskëshin qenë rastësi. Kryeministri përsëri sot e shfaqi hapur mllefin e bezdinë ndaj mediave si News24, që po i jep zë një aspirate kaq të madhe si kjo e studentëve shqiptarë! Këto janë shenja të një kulture autoritare që te dhuna përshfaq formën më të plotë”, deklaroi Gjekmarkaj. Ai u ndal edhe te pamjet e protestës së një dite më parë, duke përmendur studentët e lënduar, personat e rrëzuar përtokë, përdorimin e plumbave të gomës dhe efektivët e maskuar, të cilët vepruan pa numra identifikimi. Sipas tij, personat që kanë ushtruar dhunë të paligjshme duhet të mbajnë përgjegjësi, pavarësisht uniformës që mbajnë apo urdhrave që pretendojnë se kanë zbatuar. Reagimi i plotë: Dje pamë studentë të dhunuar, të rinj të rrëzuar përtokë e të lënë pa ndjenja, plumba gome dhe policë të maskuar qe i gjuanin edhe me gurë, pa numra identifikimi, të cilët po veprojnë, shumica, si militantë ekstremistë, disa si kriminelë e ca të tjerë si terroristë!

Sot pamë Kryeministrin per pak minuta derisa të kaloje perseri në klandestinitet i cili e sheh gjithçka si komplot, si skenar si keqkuptim kur çdo gje sipas tij paska shkuar mirë e bukur ! Ai jep të njëjtin mesazh ! Unë do te jem gjithmonë ketu , do të behet siç dua unë, do të vendos unë per ju, po per të tjerat “hajde flasim” ! Ç’mbetet ketu per të folur ?

Tre kongresmenë amerikanë reaguan për situatën në Shqipëri, duke kërkuar respektimin e të drejtave të protestuesve dhe dëgjimin e zërit të të rinjve, duke e vënë theksin te korrupsioni.

Në të njëjtën linjë ishte edhe qëndrimi i Gjermanisë, fuqisë udhëheqëse të Bashkimit Europian, vetëm dy ditë më parë. Europa nuk është vetëm Marta Kos dhe burokratët e saj në Tiranë, me gjuhë që fajësojnë studentët dhe u bëjnë makiazh rrahësve! Një turist amerikan u rrah gjithashtu barbarisht nga policia dhe i gjakosur u dergua nē qeli ! Verberia i shtyn ti shohin të gjithë si armiq !

Pak ditë më parë u njoftua mbyllja e përkohshme e kapitullit për arsimin në negociatat me BE-në. Ky është paradoksi më i madh! Se çfarë mendojnë për cilësinë e arsimit, diplomat, punësimin dhe meritokracinë, e sa europiane janë ato, po e dëshmojnë studentët e gjimnazistët këto ditë në rrugët e Tiranës! Nese do të ishte ashtu siç thotë gjuha e propogandes nuk do e bënin atë perballje epike!

Ministrinë e Arsimit e pagëzuan Ministria e Emigrimit! E djeshmja do të mbetet gjatë në kujtesën tonë kolektive!

Braktisja e të dhunuarve, të rrëzuar pa ndjenja, nga ata që duhet të garantojnë sigurinë e jetës dhe dinjitetin njerëzor, përbën një akt të tmerrshëm të fuqisë së brutalitetit banal që i karakterizon.

Ata që kanë ushtruar dhunë të paligjshme duhet të mbajnë përgjegjësi, pavarësisht uniformës që veshin apo urdhrave që pretendojnë se kanë zbatuar. SPAK-u ka detyrim etik dhe institucional ta bëjë këtë, të hetojë dhe t’u japë një shpjegim shqiptarëve!

Në këtë klimë, sjellja e Skënder Hitajt është ndër më të ndyrat dhe të inkriminuarat në këto 36 vjet! E perdorin dhe pastaj e rrokullisin si Proden !

Shtyrjet e gorillave të tij ndaj gazetarëve Renaldo Salianji, të televizionit News 24, dhe dhuna ndaj Elkier Bushkolajt, të televizionit Syri, nuk paskeshin qene rastesi, Kryeministri perseri sot e shfaqi hapur mllefin e bezdine ndaj ne media si News 24 që po i jep ze nje aspirate kaq te madhe si kjo e studenteve shqiptare! Keto janë shenja të një kulture autoritare që te dhuna përshfaq formën më të plotë.

Një shoqëri demokratike nuk mund të tolerojë sjellje me tipare fashiste ndaj gazetarëve, as intimidimin e atyre që ushtrojnë të drejtën për të informuar publikun.

Por do të ishte një absurditet logjik të dënonim vetëm pasojat dhe të heshtnim për burimin e krizës që na ka çuar deri këtu.

Kriza nuk fillon në rrugë, me përplasjen mes policisë dhe studentëve. Ajo fillon në majën e pushtetit, aty ku pushteti i popullit behet pushtet i nje individi aty ku refuzohet zgjidhja politike dhe ku interesi për të ruajtur sundimin mbizotëron mbi interesin e vendit.

Edi Rama deri tani po refuzon t’i japë Shqipërisë një zgjidhje politike që do të shmangte konfrontimin social.

Kur një kryeministër e personalizon pushtetin dhe e trajton shtetin si pronë të vetën, përplasja me shoqërinë bëhet e pashmangshme. Historia e politikës na mëson se personalizimi i pushtetit përfn gjithmonë në krizë, izolim dhe përballje me qytetarët.

Përpjekja për të grumbulluar sa më shumë pushtet në një dorë të vetme, devijimi i vëmendjes nga problemet thelbësore, investimi disavjeçar për të përçarë e zvogëluar opozitën me mjete ekstra politike, trysnia mbi votën dhe shkatërrimi i bashkëjetesës politike kanë krijuar një realitet ku më shumë se gjysma e Shqipërisë nuk ndihet e përfaqësuar, ndersa çka mbetet mbase ka vetem iluzionin e perfaqesimit !

Në këtë tablo të zymtë, Presidenti i Republikës mungon pikërisht aty ku Kushtetuta dhe përgjegjësia publike do ta kërkonin të ishte i pranishëm. Në vend që të shërbejë si një figurë e pavarur, garantuese e unitetit kombëtar dhe e ekuilibrave kushtetues, ai perceptohet si një sekretar nga më të rëndomtët e Partisë Socialiste dhe korrier i kryeministrit.

Heshtja e tij përballë një krize që kërcënon bashkëjetesën demokratike nuk është neutralitet. Ajo është braktisje e përgjegjësisë institucionale.

Kryeministri dhe zërat përreth tij përpiqen ta reduktojnë gjithçka në një çështje rendi. Shqipëria përballet me plagë shumë më të thella: me zgjedhjet farsë, me korrupsionin, skandalet e njëpasnjëshme, me pengimin e drejtësisë, kriminalizimin e politikes, shpopullimin masiv, me vrasjen e debatit parlamentar e shkatërrimin e hapësirave demokratike në të, asgjesimin e besimit te institucionet dhe mungesën e shpresës për mijëra të rinj që nuk shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri. Ai qe i ka shkaktuar keto trauma nuk mund të premtoje se do ti sheroje!

Këta studentë nuk janë problemi i Shqipërisë. Ata janë pasqyra e saj. Janë zëri i një brezi që ka shkalmuar frikën me vullnetin për të prerë atë nyje gordiane që ka bashkuar shtetin, pushtetin dhe individin në një!

Përgjigjja ndaj kërkesave të tyre nuk mund të jetë gazi lotsjellës, makinat e ujit, maska, shkopi, plumbi i gomës, arrestimi, rrahja dhe depersonalizimi në komisariate! Përgjigjja duhet të jetë dialogu, përgjegjësia dhe zgjidhja politike. Nëse nuk u jepet kjo mundësi, ata do ta arrijnë vetë!

Edi Rama duhet të kuptojë se asnjë pushtet nuk mund ta zëvendësojë përgjithmonë vullnetin e qytetarëve dhe se asnjë forcë policore nuk mund ta shuajë një krizë që ushqehet nga padrejtësia, korrupsioni, personalizimi i pushtetit dhe mungesa e përfaqësimit.

Rruga e daljes nuk është përplasja sociale, por zgjidhja politike. Nuk është të mbjellësh frikë, por të ushqesh lirinë. Nuk është të gjenerosh dhunë, por të ofrosh bashkëjetesë. Këshilltarët e “qëndresës” janë armiqtë bashkëkohorë të Shqipërisë!

Në demokraci, pyetja «kujt t’ia lësh e kush e merr pushtetin» është perversitet?! Natyra e saj e zgjidh shumë thjesht këtë ekuacion! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb