Lajme Zone
Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë

Avokati i Popullit ka shkuar në burgun e Fierit për të vizituar Erion Veliajn, pas transferimit të papritur të kryebashkiakut nga burgu i Durrësit. Avokati Plarent Ndreca shprehet për Report Tv se kryetari i Tiranës ndodhet në izolim. Avokati i Popullit, Endrit Shabani, nuk është lejuar të hyjë në qeli e po ashtu as Ndreca. LEXO edhe...Rikthimi i kallëzimit të Veliajt ndaj Nesti Angonit në Gjykatë

Avokati i Popullit ka shkuar në burgun e Fierit për të vizituar Erion Veliajn, pas transferimit të papritur të kryebashkiakut nga burgu i Durrësit. Avokati Plarent Ndreca shprehet për Report Tv se kryetari i Tiranës ndodhet në izolim. Avokati i Popullit, Endrit Shabani, nuk është lejuar të hyjë në qeli e po ashtu as Ndreca. LEXO edhe...Rikthimi i kallëzimit të Veliajt ndaj Nesti Angonit në Gjykatën e Tiranës, Ndreca: Prokuroria ka detyrim të zbulojë firmëtarin Veliaj mbërriti në burgun e Fierit mesditën e sotme. Vetë kryebashkiaku është shprehur se nuk ka asnjë ide për arsyen dhe thotë se transferimi është kryer pa miratimin e tij. “Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia”, tha Veliaj. Zhvendosja e të parit të Tiranës u krye me urdhër të Drejtorisë së Burgjeve. Report Tv u përpoq të kontaktonte me drejtoreshën e institucionit, Sadleva Bodon, por s’mori asnjë përgjigje. Lajm në përditësim... Ora 22:59 Rikthimi i kallëzimit të Veliajt ndaj Nesti Angonit në Gjykatën e Tiranës, Ndreca: Prokuroria ka detyrim të zbulojë firmëtarin Lidhur me kallëzimin e Erion Veliajt për Nesti Angonin, çshtje për të cilën një ditë më parë Gjykata e Lartë urdhëroi atë të Tiranës ta shqyrtojë, avokati Plarent Ndreca tha se është detyrë e prokurorisë të zbulojë firmëtarin.“Ne kemi bërë kallëzim penal për falsifikim dokumenti. Është provuar që Nesti Angoni nuk ekziston, por firma është aty dhe prokuroria ka detyrim të zbulojë kush është firmëtari i këtij kallëzimi. Ne kemi bërë kallëzim për të zbuluar kush është ai që ka firmosur kallëzimin e Nesti Angonit”, tha Ndreca. Share Ora 22:52 Veliaj transferohet në burgun e Fierit, Ndreca: Arritëm ta takonim! S’ka asnjë shpjegim për zhvendosjen, vendimi politik! Presim përgjigje nga Burgjet, ose shkojmë në gjykatë Në një lidhje direkte me “Repolitix” në Report Tv, avokati Plarent Ndreca, ka dhënë detaje mbi gjendjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në burgun e Fierit ku u transferua sot.Ndreca thotë se fillimisht Avokati i Popullit është përballur me kundërshtime për t’u takuar, por më pas të dy janë lejuar.“Avokati i Popullit kishte vështirësi për t’u futur në qelinë e z. Veliaj, pati një pengesë nga punonjësit e burgjeve. Pas një debati të fortë dhe komunikimi me drejtorin e institucionit, Shabani është lejuar”, tha Ndreca.Siç edhe cilësohej në letrën e Veliajt, qelia nuk plotëson kushtet minimale për një të paraburgosur.“Kushtet ishin skandaloze dhe është një qeli që nuk plotëson kushtet minimale për një të burgosur apo të paraburgosur, aq më tepër për Veliajn që është kryetari i bashkisë në dritare. Nuk ka ajrim, nuk ka dritë natyrale, nuk ka dritare. Është një banjë me krevat dhe është në një korridor me 2 a 3 të burgosur me burgim të përjetshëm”, tha Ndreca.Ndreca thotë se e vetmja alternativë që të jetë kryer transferimi, është vendimi politik dhe për ta eliminuar këtë mundësi, duhet të kishte një sqarim. Sipas Ndrecës, ministri Gogu ka detyrim ligjor e politik të japë përgjigje për atë që ndodh.“Ishte i qartë kur tha që ishte një transferim politik dhe besoj që ka pasur parasysh faktin që qëndrimi i tij ka pasur një reagim shqetësues. Nuk ka asnjë arsye tjetër pse duhet të ndodhte. Minimalisht duhet të na e sqaronin ose hiqnin mundësinë që të interpretojmë kështu”, tha Ndreca.Hapi i radhës do të jetë pas përgjigjes ose jo nga Drejtoria e Burgjeve që nëse nuk ka një reagim, do t’i drejtohen gjykatës. Një shqetësim i kryebashkiakut është moslejimi për të kontaktuar me familjarët.“Ne do të presim vendimmarrjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kemi të drejtën ligjore që t’i drejtohemi edhe gjykatës nëse vlerësojmë se vendimmarrja është e paarsyetuar dhe e padrejtë. I gjithë meraku i Veliajt është te familja dhe fëmijët. Sot nuk ka pasur mundësi të komunikojë me asnjë prej anëtarëve të familjes, përfshirë edhe mua. Nesër do të shohim hapat që do të ndërmarrim, me shpresë se do të marrim përgjigje nga Drejtoria e Burgjeve”, tha avokati.I pyetur nëse Veliaj do të vijojë të ushtrojë përgjegjësitë e tij si kryetar bashkie, Ndreca tha:“Veliaj ka detyrim kushtetues që i buron edhe nga GJK për të ushtruar gjithë funksionet e tij deri ditën e fundit të mandatit”, tha avokati. Share Ora 22:34 Veliaj letër nga burgu i Fierit: Në izolim për 10 ditë, pa ujë e kujdes mjekësor! Në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm Në një letër nga izolimi në burgun e Fierit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka cilësuar 6 kufizime dhe një çështje sigurie, pasi ndodhet në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë të ndërtuar me burg përjetë.“Futja në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare, pa kujdes mjekësor, refuzim i ushqimit, asnjë arsye për transferimin/izolimin, asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin, në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm”, shkruan Veliaj. Share P.J/ReportTv.al arrestimi i erion veliajt burgu i durresit avokati i popullit burgu i fierit Plarent Ndreca erion veliaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.5% Jo 23.5% Nuk e di 2.9% Vota total: 4600 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?