Pas planit të masave të bëra publike më herët për të frenuar protestat, kryeministri Edi Rama paralajmëron një tjetër ndërhyrje, këtë herë në ligjin që lidhet me bojkotin e mësimit nga studentët. Kreu i qeverisë e cilëson bojkotin “të papranueshëm” dhe kërcënon edhe pedagogët që u janë bashkuar studentëve, duke paralajmëruar ndryshime ligjore për të mos lejuar, sipas tij, imponimin ndaj atyre që duan të zhvillojnë mësim.
“I papranueshëm bojkoti i studentëve dhe akoma më nga një pjesë e pedagogëve, individëve të politizuar, zë që kanë për herë të parë. Do të ndërhyjmë në ligjin përkatës, pasi tjetër gjë është liria e protestës dhe tjetër gjë është imponimi mbi ata që duan të bëjnë mësim.
Dua të ndaj me shqiptarët disa të vërteta. I di vështirësitë e shumë prej jush nga kostoja e jetesës. S’dua të bëj krahasime, por dua të jem i sinqertë me ju. Gjuhën e forcës, të imponimit nuk e njoh. Civilizimin europian, traditën e shqiptarit të radhës në të folur, s’i negocioj me askënd”, deklaroi Rama. Rama sulmon protestuesit: Mishmash kategorish, nuk kanë autorizim të flasin në emër të popullit
28 Tetor, 13:41 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

