Lajme Zone
Trajneri Maran e la jashtë listës, Jasir Asani nuk e fsheh pakënaqësinë: Historia nuk harrohet kurrë
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Trajneri Maran e la jashtë listës, Jasir Asani nuk e fsheh pakënaqësinë: Historia nuk harrohet kurrë

Jasir Asani nuk u ftua nga trajneri Maran në Kombëtare dhe ky fakt ka ngjallur reagimin e sulmuesit nga Shkupi.

Jasir Asani nuk u ftua nga trajneri Maran në Kombëtare dhe ky fakt ka ngjallur reagimin e sulmuesit nga Shkupi. Në rrjetet sociale ai ka shkruar pak fjali, por që tregojnë qartë pakënaqësinë dhe mospranimin e tij pas këtij vendimi të trajnerit.

“Po rri urtë se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më”, shkruan Asani.

Ky është grumbullimi i dytë që Maran nuk e fton në skuadër sulmuesin, që shpërtheu në kualifikueset e kampionatit europian 2024.

Asani ka startuar sezonin me 4 gola dhe 2 asiste në Iran me Esteghlal, por as kjo nuk i ka mjaftuar Maran. Trajneri në këtë grumbullim la jashtë edhe Brojën dhe Bajramin. Top Channel