Një 13-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident të rëndë të ndodhur në aksin rrugor që lidh Fishtën me superstradën Lezhë–Shkodër. I mituri po lëvizte me një monopatinë kur është përplasur nga një automjet tip “Audi”. Përplasja ka qenë e fortë dhe makina ka përfunduar në kanal. LEXO edhe...Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfn në kanal! Humb jetën drejtuesi (EMRI) 13-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Drejtuesi i mjetit tip ‘Audi’ udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fishtës, sëbashku me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur. Pavarësisht se makina ka dalë nga rruga, ata nuk kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Njoftimi i Policisë: Lezhë/Informacion paraprak-Rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë, automjeti me drejtues shtetasin E. K., rreth 33 vjeç, ka aksidentuar një të mitur, rreth 13 vjeç, i cili lëvizte me monopatinë. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë. Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit. U.D/E.H/ReportTv.al aksident me vdekje aksident rrugor Shkoder Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.5% Keq 34.9% Nuk e di 12.6% Vota total: 3780 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
