Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Klos, pasi dyshohet se është hedhur nga Ura e Vashës, në rrethana ende të paqarta. Burime pranë Policisë bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë banues në Zall-Bastar të Tiranës.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ndërkohë, vijojnë edhe operacionet për nxjerrjen e trupit nga humnera.
Policia po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së personit. Top Channel

