Lajme Zone
Tragjike në Greqi/ 16-vjeçari shqiptar ndërron jetë në fushën e blertë, përplasi kokën me murin e tribunës
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjike në Greqi/ 16-vjeçari shqiptar ndërron jetë në fushën e blertë, përplasi kokën me murin e tribunës

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi dhe botën e futbollit në Kavala. 16-vjeçari shqiptar Asllan Gjana, futbollist i ekipit Byron Kavala B, ka ndërruar jetë pasi pësoi një dëmtim të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje futbolli.

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi dhe botën e futbollit në Kavala. 16-vjeçari shqiptar Asllan Gjana, futbollist i ekipit Byron Kavala B, ka ndërruar jetë pasi pësoi një dëmtim të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje futbolli. Ngjarja ndodhi në minutat e para të takimit mes Aiantas Panagia-Prinos dhe Byron Kavala. Në minutën e dytë të ndeshjes, gjatë një dueli për topin, Gjana doli jashtë fushës dhe përplasi kokën në një mur pranë tribunës. Pas goditjes, 16-vjeçari humbi menjëherë ndjenjat. Ndeshja u ndërpre dhe atij iu dha ndihma e parë në fushë, ndërsa shërbimet e urgjencës u njoftuan menjëherë.

Për shkak të gjendjes së rëndë, i mituri u transportua drejt Spitalit të Përgjithshëm të Kavalës, ku pas ekzaminimeve u shtrua në repartin e terapisë intensive. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 16-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Pas tragjedisë ka reaguar edhe klubi Byron Kavala, i cili përmes një mesazhi ka shprehur dhimbjen për humbjen e futbollistit të tij. “Byron Kavala është në zi. Humbëm një nga fëmijët tanë”, thuhet në reagimin e klubit, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e 16-vjeçarit.

Vdekja e Asllan Gjanës ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe i gjithë komuniteti sportiv i Kavalës. Top Channel