Lajme Zone
Tragjike në Brazil/ Makina me 10 persona përfundon në liqen, mes viktimave 5 fëmijë, dyshohet edhe një foshnjë
PolitikëBalkanWeb

Tragjike në Brazil/ Makina me 10 persona përfundon në liqen, mes viktimave 5 fëmijë, dyshohet edhe një foshnjë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku dhjetë persona, mes tyre pesë fëmijë, kanë humbur jetën, pasi makina me të cilën udhëtonin përfundoi në një liqen. Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të së dielës, në një zonë rurale të bashkisë Barra Mansa, në shtetin e Rio de Janeiros.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku dhjetë persona, mes tyre pesë fëmijë, kanë humbur jetën, pasi makina me të cilën udhëtonin përfi në një liqen. Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të së dielës, në një zonë rurale të bashkisë Barra Mansa, në shtetin e Rio de Janeiros. Alarmi u dha nga një kalimtar, i cili vuri re automjetin e zhytur në ujë dhe njoftoi autoritetet. Në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, ndërsa zjarrfikësit, me ndihmën e dy zhytësve, arritën të nxirrnin trupat e viktimave nga makina. Sipas një deklarate të qeverisë së shtetit të Rio de Janeiros, të dhjetë personat kishin ndërruar jetë në momentin kur u nxorën nga automjeti. Viktimat janë pesë të rritur dhe pesë fëmijë, ndërsa disa media braziliane raportojnë se mes tyre ishte edhe një foshnjë vajzë. Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë publike. Sipas medias braziliane G1, e cila citon një të afërm të tyre, të gjithë personat që ndodheshin në makinë i përkisnin së njëjtës familje. Autoritetet e kanë klasifikuar ngjarjen paraprakisht si aksident, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në përfundimin e automjetit në liqen. Tragjedia ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që goditën rajonin e Rio de Janeiros të shtunën, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë, përfshirë edhe zona turistike si Copacabana. Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar nëse kushtet atmosferike kanë ndikuar në aksident. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Aksidenti Brazil liqen