Lajme Zone
“Rama në vështirësi”/ Sky Tg4 pasqyron revoltën studentore: Qytetarët janë ngritur kundër korrupsionit qeveritar dhe mungesës së vendeve të punës. Tensionet në Tiranë janë në kulm!
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

“Rama në vështirësi”/ Sky Tg4 pasqyron revoltën studentore: Qytetarët janë ngritur kundër korrupsionit qeveritar dhe mungesës së vendeve të punës. Tensionet në Tiranë janë në kulm!

Media italiane SkyTg4 i ka kushtuar vëmendje situatës së tensionuar në Tiranë, ku protestat janë shoqëruar me përplasje mes manifestuesve dhe forcave të rendit. Sipas raportimit të saj, grupe protestuesish me fytyrat e mbuluara janë përplasur me policinë, kanë bllokuar rrugët dhe kanë hedhur gurë në drejtim të institucioneve kryesore.

Media italiane SkyTg4 i ka kushtuar vëmendje situatës së tensionuar në Tiranë, ku protestat janë shoqëruar me përplasje mes manifestuesve dhe forcave të rendit. Sipas raportimit të saj, grupe protestuesish me fytyrat e mbuluara janë përplasur me policinë, kanë bllokuar rrugët dhe kanë hedhur gurë në drejtim të institucioneve kryesore. Përballë situatës së krijuar, policia ka ndërhyrë duke përdorur autobotin me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të larguar bllokadat në rrugët e kryeqytetit. Në raportimin e saj, SkyTg4 thekson se protestat, të udhëhequra nga studentët dhe të nisura në mesin e muajit tetor, janë zhvilluar kundër korrupsionit të qeverisë, mungesës së vendeve të punës dhe reformave në sistemin arsimor. View this post on Instagram A post shared by Sky tg24 (@skytg24) Lëvizja protestuese, e cila nisi me kërkesa që lidhen me arsimin, është shndërruar në një sfidë të rëndësishme për qeverinë e Edi Ramës. Pakënaqësitë e studentëve dhe qytetarëve janë shoqëruar me tubime të vazhdueshme, ndërsa situata në kryeqytet ka vijuar të mbetet e tensionuar.

SkyTg4 e cilëson këtë valë protestash si sfidën më të vështirë deri më tani për kryeministrin Edi Rama, duke vënë në fokus përplasjet në rrugët e Tiranës dhe pakënaqësinë ndaj qeverisjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Reuters i bën jehonë protestës së studentëve kundër qeverisë! Fotot e të rinjve në revoltë bëjnë xhiron e botës Revolta e studentëve në Tiranë jehonë në mediat ndërkombëtare: Përplasje mes policisë dhe protestuesve, të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës Etiketa: Media italiane protesta