Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tragjedisë së shënuar në Plaka të Athinës, ku nga shembja e një godine humbën jetën edhe tre shtetas me origjinë shqiptare.
Përmes një mesazh, Ministria e cilëson si një ngjarje pikëlluese, e aq më tepër për faktin se mes viktimave ishte edhe shtetas shqiptaro-amerikanë.
Reagimi:
Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve pas shpërthimit dhe shembjes së ndërtesës në Athinë, me raportime se tre persona me origjinë shqiptare janë midis viktimave. U shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve dhe të dashurve të të gjithë atyre që humbën jetën. Mendimet tona janë me ta në pikëllimin e tyre dhe u urojmë të plagosurve shërim të shpejtë dhe të plotë. Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë. Ne ndajmë pikëllimin e familjeve të prekura dhe shprehim solidaritetin tonë me fqinjët tanë grekë dhe popullin amerikan./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

