Lajme Zone
Tragjedia i mori 3 nipërit, daja kërkon ndihmën e shqiptarëve në SHBA
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjedia i mori 3 nipërit, daja kërkon ndihmën e shqiptarëve në SHBA

Një apel i dhimbshëm ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Admir Sulovari, vëllai i nënës së tre fëmijëve që humbën jetën në tragjedinë e rëndë të ndodhur në Jacksonville, Florida.

Një apel i dhimbshëm ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Admir Sulovari, vëllai i nënës së tre fëmijëve që humbën jetën në tragjedinë e rëndë të ndodhur në Jacksonville, Florida.

Në një moment jashtëzakonisht të vështirë për familjen Manati, Sulovari kërkon ndihmën e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të mund të udhëtojë drejt SHBA-së dhe të jetë pranë motrës, kunatit dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Ai tregon se ka aplikuar për vizë emergjente dhe se për procedurën ligjore ka angazhuar një avokate, e cila ka përgatitur dokumentacionin përkatës. Sipas tij, ai ka vendosur edhe një garanci prej 31 mijë dollarësh, por për procedurën i nevojitet një person me shtetësi amerikane, i cili nuk është familjar i tij dhe që të jetë i gatshëm të dalë garant.

Sulovari thekson se nuk po kërkon ndihmë financiare, por vetëm ndihmën e një personi që, pasi të verifikojë dokumentet dhe situatën e tij, të jetë i gatshëm ta ndihmojë me garancinë e nevojshme.

“Për mua kjo nuk është një vizitë e zakonshme. Bëhet fjalë për familjen time, për motrën time, për nipërit dhe mbesat e mia dhe për nevojën për të qenë pranë tyre në një nga momentet më të vështira të jetës së tyre”, shprehet ai.

Apeli i tij u drejtohet shqiptarëve që jetojnë në SHBA dhe që mund të kenë mundësi ta ndihmojnë ose ta lidhin me dikë që mund të marrë përsipër këtë procedurë.

Ai shprehet gjithashtu i gatshëm të paraqesë çdo dokument, provë apo informacion të nevojshëm, në mënyrë që personi që mund ta ndihmojë të informohet dhe të verifikojë situatën përpara se të marrë një vendim.

Kujtojmë se familja Manati, me origjinë nga Lushnja, u përball me një tragjedi të rëndë në Jacksonville të SHBA-së, ku humbën jetën tre fëmijë, binjakët 11-vjeçarë dhe një fëmijë 2-vjeçar.

Prindërit dhe dy fëmijët e tjerë të familjes mbetën të plagosur dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor, ndërsa autoritetet amerikane vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit.

Në këtë moment të vështirë, Admir Sulovari kërkon ndihmën e komunitetit shqiptar në SHBA për të mundësuar udhëtimin e tij drejt familjes.

Kush ka mundësi ta ndihmojë dhe dëshiron të informohet apo të verifikojë dokumentacionin e procedurës, mund ta kontaktojë Admir Sulovarin në WhatsApp: +39 328 011 3826.