Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona dyshohet se janë goditur nga rryma elektrike në ambientet e jashtme të një lokali. Sipas të dhënave paraprake të policisë, njëri prej personave të përfshirë është Sokol Preka, 40 vjeç, i cili punonte si roje në një bar-kafe. Bashkë me të, në kontakt me energjinë elektrike dyshohet se ka rënë edhe 46-vjeçari David Deda, me profesion elektricist.
Të dy janë dërguar për ndihmë mjekësore, por 40-vjeçari Preka nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit.
Ndërkohë, 46-vjeçari Deda vijon të marrë trajtim mjekësor dhe raportohet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe shërbimet e policisë, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë ka nisur puna për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të incidentit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

