Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur! Erdhën nga Gjermania për pushime (EMRAT)


Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në fshatin Domen të Shkodrës, ku 24-vjeçarja Bleona Çobaj/Çelaj dhe dy fëmijët e saj, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç, Amar dhe Anuar Çelaj, kanë humbur jetën nga shpërthimi i dyshuar i një bombole artizanale gazi pranë një shtëpie të vjetër në pronësi të familjes, e braktisur prej 20 vitesh. Ngjarja ndodhi në lagjen Plisht të fshatit Domen, në njësinë administrative

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në fshatin Domen të Shkodrës, ku 24-vjeçarja Bleona Çobaj/Çelaj dhe dy fëmijët e saj, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç, Amar dhe Anuar Çelaj, kanë humbur jetën nga shpërthimi i dyshuar i një bombole artizanale gazi pranë një shtëpie të vjetër në pronësi të familjes, e braktisur prej 20 vitesh. Ngjarja ndodhi në lagjen Plisht të fshatit Domen, në njësinë administrative Postribë. Sipas burimeve të Report TV, familja kishte ardhur më 15 korrik nga Gjermania për pushime dhe ishte strehuar në shtëpinë e tyre në Golem të Shkodrës dhe dy ditë më parë kishte nisur pastrimin e banesës në Domen. Edhe ditën e sotme ata kishin shkuar sërish atje por babai i 24-vjeçares dhe bashkëshorti i viktimës, Besmir Çelaj 35 vjeç janë larguar drejt qendrës së fshatit për të blerë diçka në market, ndërsa Bleona Çobaj ka mbetur në banesë me dy fëmijët. LEXO edhe...'Ngushëllimet e mia më të sinqerta', Begaj reagon për tragjedinë në Domen ku humbën jetën 24 vjeçarja dhe dy fëmijët e saj të mitur Si ndodhi ngjarja? Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se pikërisht në këtë moment ka ndodhur tragjedia. Gruaja ka ndezur bombolën 5 litroshe të gazit e cila ka shpërthyer menjëherë duke i marrë jetën asaj dhe fëmijëve. Si pasojë e presionit të lartë ka rënë edhe çatia e banesës duke i zënë nën të. Një qytetar ka parë zjarrin nga një distancë e largët dhe ka telefonuar zjarrfikësit. Telefonata ka vënë në lëvizje edhe efektivët e Policisë. Problemi qëndronte në faktin se terreni ishte i vështirë dhe sipas burimeve shtëpia nuk mund të arrihet me makinë për shkak të mungesës së rrugës. 2 makina zjarrfikëse kanë shkuar deri në fund të rrugës dhe më pas zjarrfikësit kanë ecur në këmbë për 30-40 minuta për të mbërritur në vendngjarje, aty ku kanë zbuluar një e nga një trupat e pajetë të bërë shkrumb nga flakët. Ata kanë gjetur të parën trupin e 24 vjeçares dhe më pas të dy fëmijëve të saj të vegjël, një pamje që sipas burimeve ka qenë tronditëse. Informacioni paraprak i Policisë "Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes" Lajmi në përditësim Share Share Share Ora 19:18 Shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur, Këshilli Bashkiak Shkodër nis mbledhjen me 1 minutë heshtje (VIDEO) Mbledhja e Këshillit Bashkiak Shkodër nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë në Domën.24-vjeçarja Bleona Çobaj/Çelaj dhe dy fëmijët e saj, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç, Amar dhe Anuar Çelaj, humbën jetën nga shpërthimi i dyshuar i një bombole artizanale gazi pranë një shtëpie të vjetër në pronësi të familjes, e braktisur prej 20 vitesh. Share Ora 16:59 'Ngushëllimet e mia më të sinqerta', Begaj reagon për tragjedinë në Domen ku humbën jetën 24 vjeçarja dhe dy fëmijët e saj të mitur Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas tragjedisë në fshatin Domen të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re 24 vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se është “thellësisht i pikëlluar” nga ngjarja, ndërsa u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave. " Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe.U prehshin në paqe" shkruan Begaj Share Ora 16:13 Humbën jetën nëna dhe dy fëmijët e saj të mitur në Shkodër, reagon kryebashkiaku Beci: Humbje e pazëvendësueshme Foto nga shtëpia Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në fshatin Domen të Postribës, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci u shprehu ngushëllimet familjarëve, të afërmve dhe banorëve të zonës, ndërsa falënderoi edhe të gjitha strukturat që u angazhuan në vendngjarje.“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që goditi familjen në Domën e Postribës, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur.Në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë komunitetit që po përjeton këtë dhimbje të madhe.Lutem që Zoti t'u japë forcë për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme, ndërsa shpreh mirënjohje për të gjitha strukturat që u angazhuan në vendngjarje”, shkruan Beci. Share U.D/E.H/ReportTv.al zjarr Domen Shkoder Postribe Bleona Cobaj Amar Çela Anuar Çelaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.9% Jo 29.4% Nuk e di 6.6% Vota total: 8699 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?