Lajme Zone
Tragjedi në Pogradec/ 30-vjeçari nga Maliqi humb jetën pasi u hodh nga varka
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjedi në Pogradec/ 30-vjeçari nga Maliqi humb jetën pasi u hodh nga varka

Një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën në ujërat e liqenit të Pogradecit, pasi është hedhur nga një varkë.

Një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën në ujërat e liqenit të Pogradecit, pasi është hedhur nga një varkë. Ngjarja është regjistruar pak më parë. Sipas të dhënave paraprake, viktima, i identifikuar me inicialet K.R., ka qenë në varkë së bashku me dy persona të tjerë, përpara se të hidhej në liqen dhe të mbytej. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Pritet që hetimet të përcaktojnë nëse 30-vjeçari ka pësuar një problem shëndetësor, përfshirë një infarkt, pas kontaktit me ujin, apo nëse ka humbur jetën si pasojë e mbytjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb