Lajme Zone
Tragjedi në Lushnjë: Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humbin jetën dy gra
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjedi në Lushnjë: Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humbin jetën dy gra

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në fshatin Delisufaj të Lushnjës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në fshatin Delisufaj të Lushnjës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy gratë që ndodheshin në automjet. Viktimat janë identifikuar si Mirela Hasko dhe Florije Xhepa, të dyja rreth 50-vjeçe.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e automjetit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe çfarë ka shkaktuar daljen e automjetit nga rruga. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit me pasoja tragjike.