Një festë familjare për Halloween është kthyer në tragjedi në Wisconsin të SHBA-së, ku një foshnjë humbi jetën pasi gëlltiti një pjesë të një tullumbaceje në formë kafshe. Vogëlushi Don’Vyaire Avita-Mays ishte vetëm dy ditë larg ditëlindjes së tij të parë kur ndodhi ngjarja e rëndë, më 24 tetor. Sipas dëshmisë së familjarëve, tullumbacja shpërtheu dhe një pjesë e saj, së bashku me nyjën e lateksit, i ngeci foshnjës në fyt, duke i bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Nëna e tij, Kisha Avita-Wilson, ka rrëfyer momentet e tmerrshme kur kuptoi se i biri po mbytej dhe u përpoq me dëshpërim ta shpëtonte. Ajo tregoi për NBC Chicago se e nxori menjëherë nga sedilja e makinës, i kreu manovrat e reanimimit kardiopulmonar (CPR) dhe u përpoq t’i hiqte pengesën nga fyti. “E nxora menjëherë nga sedilja e makinës. I bëra CPR…”, rrëfeu nëna. Personi që ndodhej me të u përpoq gjithashtu të ndërhynte, por gjendja e foshnjës u përkeqësua me shpejtësi. Vogëlushi filloi të nxihej dhe pësoi arrest kardiak. Edhe pas mbërritjes së ndihmës së parë, përpjekjet për ta shpëtuar vazhduan. Ekipet mjekësore u përpoqën të hiqnin fragmentin e tullumbaces duke përdorur një tub dhe pinca, por nuk arritën ta shpëtonin.
Nëna tregoi se familjarët ishin përpjekur gjatë gjithë festës t’i mbanin tullumbacet larg foshnjës, por njëra prej tyre u shkëput dhe vogëlushi arriti ta kapte e ta kafshonte. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

