Foto e gjeneruar me AI Nga Vittoria në Comiso e Gela, grupet kriminale shqiptare kanë krijuar marrëdhënie me organizatat mafioze italiane për furnizimin dhe shpërndarjen e kokainës. Një hetim i gazetarit italian Giuseppe Bascietto zbulon emrat e shqiptarëve, lidhjet mes tyre dhe mënyrën si bashkëpunojnë me klanet që kontrollojnë tregun e drogës në Siçili... Klanet shqiptare kanë krijuar lidhje me organizatat mafioze të Siçilisë, duke marrë rol në furnizimin me drogë dhe në rrjetet e shpërndarjes që veprojnë nga Vittoria dhe Comiso deri në Gela e Catania.
Një hetim i gazetarit italian Giuseppe Bascietto, i mbështetur në dokumente gjyqësore, raporte të Antimafies italiane (DIA) dhe dëshmi të mbledhura, zbulon emrat e shqiptarëve që shfaqen në këto rrjete dhe marrëdhëniet e tyre me organizatat Cosa Nostra, Stidda dhe qarqe të 'Ndrangheta-s.
Në qendër të hetimit janë Lulzim Ndreu, Auglent Lalollari, i njohur si “Denny”, dhe Daiu Lorenc. Sipas burimeve të cituara, ata shfaqen në një rrjet ku grupe të ndryshme bashkëpunojnë për furnizimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës, pa iu nënshtruar domosdoshmërisht një drejtimi të vetëm.
Një episod i rëndësishëm lidhet me shkurtin e vitit 2019, kur policia italiane sekuestroi kanabis dhe kokainë në një shtëpi në kufirin mes Vittorias dhe Gelës. Gjatë operacionit arrestoi Luzim Ndreun, Pandeli Priftin dhe Kujtim Rapushin.
Sipas dëshmive të mbledhura, Ndreu mori përsipër borxhin për ngarkesën e sekuestruar dhe nga burgu ia besoi Lalollarit përfaqësimin e interesave të tij. Gjatë kësaj periudhe, Lalollari zgjeroi kontaktet dhe ndikimin në rrjetin e drogës, por pas lirimit të Ndreut njohu sërish rolin e tij.
Mes tyre përdoren emërtimet “xhaxha” dhe “nip”, që sipas burimeve nuk tregojnë lidhje familjare, por një marrëdhënie respekti dhe njohjeje të ndërsjellë.
Hetimi përmend gjithashtu Elton Larakun, Ferit Hoxhollin, Erjon Seferin dhe vëllezërit Tosku, të cilët shfaqen me role dhe marrëdhënie të ndryshme në rrjetet e përshkruara.
Një tjetër lidhje del përmes Emanuele Laurettës, të cilit hetuesit italianë i atribuojnë rolin e furnizuesit të drogës në Comiso. Sipas deklaratave të Giuseppe Cavallos, bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ish-anëtar i Stidda-s, Lauretta kishte kontakte me organizatat mafioze italiane dhe grupe kriminale shqiptare.
Cavallo ka përshkruar edhe ekzistencën e një depoje në Vittoria për ruajtjen e kokainës dhe kanabisit, përpara shpërndarjes në tregjet lokale.
Në një tjetër operacion, të koduar “Casuzze”, më 23 mars 2018, autoritetet italiane morën masa paraprake ndaj Ismet Totrakut, Elis Rustamit dhe Dashnor Toskut, në kuadër të një hetimi për trafikun e kokainës mes Casuzze-s dhe Marina di Ragusa-s. Sipas materialit të publikuar, Totraku dhe Rustami po vuajnë dënimin.
Lidhjet me mafien vendase
Në Vittoria, burimet e hetimit përshkruajnë marrëdhënie mes furnizuesve shqiptarë dhe figurave të mafies vendase, të njohura si “u Puorcu” dhe grupi Matriali, të cilëve u atribuohet kontrolli i pikave të shpërndarjes së drogës pas ndryshimeve në strukturat kriminale të qytetit.
Ndërkohë, raporti i DIA-s për vitin 2024 evidenton një marrëveshje interesi mes Cosa Nostra-s dhe Stidda-s në provincën e Raguzës. Në Gela, hetimi përshkruan riorganizimin e Cosa Nostra-s rreth klanit Emmanuello dhe familjes Rinzivillo, ndërsa Stidda ruan grupet e saj Cavallo, Di Giacomo dhe Fiorisi.
Në Catania veprojnë familjet Santapaola-Ercolano, Mazzei dhe grupe të tjera mafioze, të cilat hetimet italiane i lidhin me trafikun e drogës, zhvatjen dhe kontrollin e aktiviteteve ekonomike.
Pikërisht në këtë strukturë marrëdhëniesh shfaqen edhe grupet shqiptare, të cilat, sipas hetimit, sigurojnë furnizime dhe bashkëpunojnë me ndërmjetës e organizata vendase./ Përshtati "Pamfleti"klanet shqiptare Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Fatura e kokainës, atentati me tritol në Gjirokastër për drogën e vjedhur në Belgjikë 1 Nëntor 2026, 20:4820:48Kronike Aksident i trefishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset një person 1 Nëntor 2026, 20:1420:14Kronike Aksident tragjik në Shkodër, makina del nga rruga dhe i merr jetën këmbësores 67-vjeçare 1 Nëntor 2026, 17:0417:04Kronike Në kërkim për vrasjen e Spartak Dervishit në Greqi, merr fund arratia e 26-vjeçarit shqiptar 1 Nëntor 2026, 15:4215:42Kronike Transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohen dy të rinj në Gjirokastër 1 Nëntor 2026, 13:1313:13Kronike Benz-i del nga rruga dhe përfn në humnerë, plagoset i riu në Librazhd; gjendet një pistoletë 1 Nëntor 2026, 12:5112:51Kronike

