Një 41-vjeçar është arrestuar në Marikaj të Tiranës, pasi u kap duke transportuar një armë zjarri, të cilën dyshohet se do ta trafikonte. Sipas Policisë, i arrestuari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për një tjetër vepër penale.
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Përfshirja”, të finalizuar nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Në pranga përfi shtetasi me inicialet E. A. (M.), 41 vjeç, banues në Vorë. Ai u ndalua teksa drejtonte automjetin në Marikaj, ndërsa gjatë ndërhyrjes ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, të cilët po kryenin veprimet procedurale.
Gjatë kontrollit fizik, 41-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë së bashku me municionin përkatës. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi një jelek antiplumb dhe mbetje të dyshuara të lëndës narkotike kokainë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe telefoni celular i të arrestuarit.
Policia bën me dije se vijon puna për dokumentimin e plotë të përfshirjes së 41-vjeçarit në veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Top Channel

