Lajme Zone
Trafikoi qindra kilogramë drogë me djalin e Breçanit, Gjykata e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Trafikoi qindra kilogramë drogë me djalin e Breçanit, Gjykata e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë

I arrestuar në prill në Brazil, Ervin Mata kërkohej nga SPAK që prej vitit 2023 si pjesë e një grupi të dyshuar për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Ai akuzohet se koordinoi trafikimin e 250 kilogramëve kokainë nga Brazili drejt Gjermanisë.

I hapet rruga ekstradimit të Ervin Matës drejt Shqipërisë. Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij, për t’u përballur me akuzat për trafik ndërkombëtar të drogës. Gjykata vlerësoi se kërkesa e Shqipërisë plotëson kushtet ligjore dhe se veprat për të cilat akuzohet Mata parashikohen si vepra penale edhe nga legjislacioni brazilian. LEXO edhe...Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Duraj: Sot ai duhet të ishte ulur në tryezën e kryebashkiakut! Karanxha: Në Shqipëri është bërë modë mosrespektimi i vendimeve të Kushtetueses Ervin Mata u arrestua në prill në Ilha Bela të Brazilit. Ai përdorte dokumente angleze, të vlefshme deri në 2030, për t’iu fshehur autoriteteve pasi nda tijj ishte lëshuar një urdhër-arrest nga Gjykata e Lartë Federale e Brazilit. Shteti shqiptar kërkonte arrestimin e tij që nga viti 2023. Në vitin 2023, Ervin Mata u shpall në kërkim nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal me 11 persona, ku përfshihej edhe djali i ish-zyrtarit të policisë, Erzen Breçani. Sipas dosjes hetimore, të cilën në atë kohë Report Tv e siguroi, grupi dyshohet për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Në veçanti, Mata akuzohet se koordinoi grupin për trafikimin e 250 kilogramëve kokainë, ngarkesë e nisur nga Brazili në aeroportit të Frankfurtit në Gjermani, në fund të shtatorit 2020. GJKKO caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” trafik droge, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale, dhe kjo si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Ervin Mata është i njohur për drejtësinë shqiptare edhe pas përplasjes së bujshme me Ervis Martinajn, i zhdukur prej gati 4 vitesh, në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, truproja ish-bosit të lojërave të fatit. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerëKliko këtu për të lexuar vendimin për ekstradimin e Ervin Matës... SI.E./E.H/ReportTv.al eralbi brecani ervin mata spak Brazil Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 30.2% Të gabuar 63.4% Nuk e di 6.4% Vota total: 1772 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?