Shqipëria ka tashmë një Konsullatë Nderi në Napoli, e cila do të drejtohet nga konsulli i nderit Giuseppe Lettieri. Me juridiksion në të gjithë rajonin e Kampanjës, ajo do të shërbejë si pikë referimi për komunitetin shqiptar që jeton në këtë zonë. Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se hapja e konsullatës krijon një urë të re mes Shqipërisë dhe Italisë. LEXO edhe...Rama drejt SHBA-së, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së! Fjalim më 25 shtator, takim edhe me komunitetin shqiptar “Sot jemi këtu jo për të hapur një konsullatë në kuptimin e ngushtë të fjalës, por për të hapur një derë mes dy realiteteve që historikisht kanë qenë shumë pranë dhe që, njerëzisht, janë shumë, shumë të ngjashme”, u shpreh Rama. Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Rama tha se Italia nuk është thjesht një nga partnerët kryesorë të Shqipërisë, por e cilësoi atë si “alter egon europiane” të vendit tonë. “Mes Shqipërisë dhe Italisë ekziston tashmë një partneritet strategjik, solid dhe i thellë, por unë e urrej kur më shkruajnë në fjalimet e mia se Italia është një nga partnerët tanë kryesorë ekonomikë, politikë dhe europianë, sepse kjo vlen për shumë vende të tjera. Italia nuk është ajo. Italia është alter egoja jonë europiane. Dhe Napoli është pasqyra jonë nga kjo anë e detit, sepse ne jemi napolitanët e anës tjetër dhe jemi krenarë që jemi të tillë dhe nuk duam të bëhemi milanezë, për të thënë”, tha Rama. Me nota humori, Rama tha se ndonëse nuk po shpallet “Republika Shqiptare e Napolit”, tashmë në qytetin italian është hapur një derë ku flamuri shqiptar qëndron përkrah atij italian. “Unë jam këtu shumë i lumtur që po e jetoj këtë moment gëzimi, këtë moment ku, edhe pse nuk po, le të themi, shpallim Republikën Shqiptare të Napolit, por gjithsesi kemi hapur së bashku një derë ku është flamuri i Shqipërisë dhe unë jam gjithmonë i lumtur kur e shoh pranë flamurit italian”, tha Rama. Konsullata pritet të ndihmojë në ofrimin e shërbimeve për shqiptarët në Kampanjë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe social ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. Share SI.E./E.H/ReportTv.al itali napoli edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 30.2% Të gabuar 63.4% Nuk e di 6.4% Vota total: 1772 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?

