Lajme Zone
Trafik kilometrik në Vuno, kaos në rrugën drejt Himarës
Të tjeraJOQ Albania

Trafik kilometrik në Vuno, kaos në rrugën drejt Himarës

Një trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh janë krijuar në zonën e Vunoit, në aksin rrugor drejt Himarës, duke kthyer udhëtimin drejt bregdetit të jugut në një pritje të gjatë për qindra drejtues mjetesh.

Automjetet kanë mbetur të bllokuara në kolonë për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes, ndërsa situata është bërë veçanërisht problematike në një nga segmentet më të frekuentuara të Rivierës Shqiptare.

Në vend që turistët dhe qytetarët të shijojnë rrugëtimin drejt Himarës dhe plazheve të jugut, ata janë detyruar të kalojnë orë të tëra mes trafikut, në temperatura të larta dhe pa mundësi për të avancuar.

Teksa propaganda për turizmin rekord vazhdon, realiteti në rrugët që çojnë drejt jugut është krejt tjetër. Turistët dhe pushuesit përballen me trafik kilometrik, pritje të gjata dhe një kaos që duket se askush nuk ka marrë masa ta zgjidhë.