Lajme Zone
Trafik i rënduar në Ranën e Hedhun, mijëra pushues të bllokuar në aksin Lezhë–Milot
Të tjeraTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Trafik i rënduar në Ranën e Hedhun, mijëra pushues të bllokuar në aksin Lezhë–Milot

Mijëra pushues dhe turistë kanë mbetur të bllokuar prej orësh në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Mijëra pushues dhe turistë kanë mbetur të bllokuar prej orësh në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.Fundjava ka sjellë një fluks të madh automjetesh, duke shkaktuar kolona të gjata dhe vështirësi të mëdha në qarkullim. Situata është bërë edhe më e rëndë për familjet, pasi në automjetet e mbetura në trafik ndodhen edhe fëmijë të vegjël.Qytetarët raportojnë se kanë qëndruar të bllokuar për rreth dy orë, pa mundur të lëvizin normalisht.Kolonat e trafikut shtrihen për kilometra të tëra, nga Rana e Hedhun deri në aksin Lezhë–Milot./RTSH - YouTube youtu.be