Një situatë e rënduar trafiku është raportuar në aksin Milot-Lezhë, ku qarkullimi i automjeteve është vështirësuar ndjeshëm.
Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar prej më shumë se një ore, për shkak të trafikut të rënduar.
“Milot-Lezhë, kemi mbi 1 orë të bllokuar nga trafiku i rënduar”, shkruan qytetari, duke shprehur shqetësimin për situatën në këtë aks.
Fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë krijimin e radhëve të gjata, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe duke zgjatur ndjeshëm kohën e udhëtimit.
Drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit në një prej akseve kryesore të veriut.

