Lajme Zone
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike
KulturëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike

Aksi Lezhë-Milot është përfshirë mbrëmjen e kësaj të diele nga trafik i rënduar, me radhë të gjata automjetesh dhe vështirësi në qarkullim.

Aksi Lezhë-Milot është përfshirë mbrëmjen e kësaj të diele nga trafik i rënduar, me radhë të gjata automjetesh dhe vështirësi në qarkullim. Fluksi është shtuar ndjeshëm pas kthimit të pushuesve nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales, pas një fundjave me mot të favorshëm dhe temperatura të larta. Numri i madh i automjeteve që lëvizin në të dyja drejtimet ka shkaktuar radhë kilometrike në disa pjesë të segmentit rrugor. Drejtuesit e mjeteve po përballen me vonesa të konsiderueshme, ndërsa trafiku i dendur në aksin Lezhë-Milot vijon prej disa orësh.