Kryetari i Partisë Republikane dhe ish-minisrtri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Minuta e parë” në News24 foli edhe për dyshimet për trafik armësh, akuza të hedhura nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Mediu theksoi se këto akuza duhet që të adresohen, pasi mund të krijohen probleme edhe me mbajtjen e Samitit të NATO-s në Tiranë. Sipas tij, akuzat duhet që të sqarohen. Në lidhje me KAYO-n, Mediu nënvizoi se nuk ka ndeshur më herët për bashkëpunim mes një kompanie shtetërore me kompani private. Sipas ish-ministrit të Mbrojtjes, Kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë konfidenciale duhet të ketë raportime nga Ministria e Mbrojtjes për këto çështje. Fatmir Mediu: Nëse ka qoftë dhe një thashethem, duhet të kryhet hetim. Ka një urdhër ministri, që çdo shitje municioni raportohet tek presidenti e kryeministri. Ne kemi pasur fabrikë, që të prodhojmë kallashnikovë në Gramsh, ka pasur prodhim municione dhe në Poliçan. E dëgjoj këtë modernizimin e forcave ushtarake. Kur investon në mbrojtje, duhet të shikosh sesa fiton nga ky investim. Akuzat për trafik armësh duhet të adresohen. Çdo dritë-hije që krijohet në fushën e mbrojtjes, mund të krijojë probleme me NATO-n dhe me Samitin që do mbahet në Tiranë. Akuzat duhet të sqarohen. Unë uroj mos ketë probleme, por nëse ka dritë-hije, duhet të shikohet gjithçka. Nuk mund të ecim me pikëpyetje. Te KAYO nuk kuptoj sesi e bën partneritetin me privatin, por këto kompani private duhet të jenë të certifikuara.
Kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë konfidenciale duhet të ketë raportime nga Ministria e Mbrojtjes për këto çështje. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: fatmir mediu KAYO mbrojtja
